Kriminaliteti/ Rama me policët: Godisni të fortët, ata që përgjakën ish-bllokun

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim në Ministrinë e Brendshme, ku ka takuar drejtuesit kryesorë të policisë së Shtetit. Rama ka thënë se mbi policinë e Shtetit ka një fushatë shpifjesh që sipas kryeministrit është e rrezikshme.

Rama ka thënë se vendi ynë është me një indeks më të ulët kriminaliteti, si dhe me një indeks pozitiv në sigurinë e qytetarëve. Kryeministri ka kërkuar nga drejtuesit e Policisë së Shtetit, që të mos shpërqëndrohen nga shpifjet por të vazhdojnë punën dhe të godasin “të fortët”.

 

40 vrasje sivjet për priudhën janar-shtator, 43 vjet. 54 parvjet. 84 në janar-shtator 2013-ës. Më keq akoma në 2012, 92 vrasje. Pra më shumë sesa dyfishi në krahasim me sot. Por sot ka nisur një kujë e zezë, kanal më kanal, portal më portal, foltore më foltore, banak më banak, që rreket të ushqejë popullin se krimi po bën kërdinë, se po vritet si kurrë më parë, se policia nuk po lufton krimin, por është bërë njësh me të. Krahasimet janë nga burimet zyrtarë të statistikave në Europë. Bëhet fjalë nga burimet zyrtare që i referohet edhe KE.

Roma, Athina e plot qytete të tjera, e kanë më të lartë se Tirana indeksin e krimit. Tirana ka një indeks më të lartë sigurie se Roma apo Athina. Këto dy qendra janë shumë të afërta me ne dhe nuk ka shqiptarë që mund të dëshmojë se në Romë apo Athinë ka parë ndonjëherë ndojë gërdi zifti dhe helmi, ekran më ekran, për krimin.

Kam kërkuar sot, që të flas me ju dhe përmes ju me të gjithë punonjësit e Policisë së shtetit. Po kalojmë një moment kur mbi publikun, e për fat të keq edhe mbi Policinë e Shteti është marrë një fushatë shpifjesh të rrezikshme. Bota i njeh si Fake News që përhapen. Lajmi i rremë, shpifja ka qenë me ne në faqet e gazetave dhe në mediat tradicionale.  Kam ardhur këtu, sepse dalldia e shpifjes nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punë tuaj.

Fëlliqësitë e hedhura mbi uniformat e tyre, nuk duhet t’u shpërqendrojë nga misioni dhe qëllimi i këtij trupi. Që nga të fortët e llojit, që sollën përgjakjen e bllokut në Tiranë, e deri tek ata kundra-vajtësit që shkelin rregullat. Çdo gjë baltoset këtu. Britania  e Madhe, Suedia apo Franca, Bullgaria kanë një indeks kriminaliteti më të lartë se Shqipëria. Shikoni indeksin e sigurisë. E kemi në mesatar indeksin e sigurisë. Pa dashur t’ju marr shumë kohë me statistika, shikoni disa krahasime interesante. Këto janë bërë jo nga unë dhe nga policia, por nga institucionet europiane.

Edi Rama, kryeministër

Vijon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:42
Rama kritika drejtuesve të Policisë dhe SHÇBA: Pse nuk u publikuan pamjet e komisariatit në Fushë-Krujë?

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar sot me drejtuesit e Policisë së Shtetit ka kritikuar drejtuesit e Policisë lidhur me çështjen e Xhisiela Malokut dhe denoncimin e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Rama e quajti Nuhun, një shpifës me uniformë, por nuk harroi të kërkojë llogari nga drejtori i SHÇBA-së dhe drejtuesit e tjerë, lidhur me hapat që duhet të ndërmerrnin për të sqaruar publikun, pasi sipas Ramës, policia e Shtetit në çdo rast e kishte bërë detyrën.

Kjo klimë që sundon çoroditjen e njerëzve nuk mundet të cënojë asnjë milimetër shënjestrën e Policisë së Shtetit. Do jem shumë i hapur dhe i drejtpërdrejtë me ju. Është arritje e madhe e qeverisë sonë në këto 5 vite që ju Policia e Shtetit, fitoi pavarësinë nga partia në pushtet. Kur isha kryetar i Bashkisë, Bilbil Mema ishte drejtor i policisë së Tiranës.  Sa herë takoheshim; më thoshte; nuk mundet të shohim telefonat nga lart që i devijojmë rrugën policisë së Shtetit. Sot Policia e Shtetit është e pavarur.

Deputetë, kryeministër, politikanë, nuk i fusin dot hundët në polici dhe nuk guxojnë që të ngrenë telefonin për t’i kërkuar favore ndonjërit prej jush, drejtues policie. Në ndonjë rast kur kanë tentuar që ta bëjnë, kanë marrë ankesa. Nuk ju shkon mendja që të shkelin rregullat e qarkullimit. Por heton si gjithë të tjerët djalin e një deputeti në mbështetje të një vajze duke e akuzuar atë për dhunë, dhe duke e çuar atë në prokurori. Edhe për një shkelje në këtë hap e sipër, punonjësi i policisë nuk u gradua dhe u pezullua. Djali i deputeti është aty ku e ka çuar aty ku e ka çuar drejtuesi, dhe jo aty ku do ta kishte lenë dje partia.

Dua një reflektim të plotë, një reagim i drejtë dhe një fakt që pavarësisht se Policia e Shtetit u godit nga brenda radhëve të saj prej një shpifësi të provuar katërçipërisht, u desh që shpifja të merrte dhenë. Kjo është e pajustifikueshme. Ku ishte drejtori i SHÇBA kur shpifësi me uniforme i solli me shkrim shpifjen e tij? Pse nuk reagoi kur u bë letra. Pse u la një shpifësi brenda radhëve të policisë, siç u krijua dhe hodhi shpifjen në kazanët e duhura dhe në pas kërkoi azil. Kujt ia kishte borxh për atë shpifje aq të rëndë. Pse iu mohua publikut shqiptar kamera e komisariatit, ndërkohë që në kamera është parë e gjithë e vërteta. Kjo që ngriti atë dallgë? Kjo është njëra anë, por nuk e justifikon dot gjithë atë baltë që mori Policia e Shtetit. u la gjithë Shqipëria të përpëlitej nga fantazitë me deputetë të armatosur që futen në komisariat. E vërteta në krahun e Policisë së Shtetit, dhe Policia e Shtetit që rri dhe pret të reagojë. Po unë s’mund ta pranoj dot që një jashtënxjerrje kaq e fëlliqur mbi policinë të marrë dhenë, nuk u jepet publikut po thjesht çohet në Prokurori.

Kamerat iu dërguan prokurorisë, se kjo është njëra anë, por nuk e justifikon gjithë atë baltë që mori policia e shtetit, u la gjithë Shqipëria të përpëlitej në vorbullën e një fantazie me deputetë të armatosur që futen në komisariat dhe i vënë pushkën në ballë një punonjësi policie, që kamerat thonë se as ishte, e as kishte asgjë të kësaj natyre.

Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat, unë nuk e pranoj dot këtë që një provë aq vrastare për gjithë mizërinë e llafeve, nuk i jepet publikut dhe çohet në prokurori dhe aty mbyllet e papërdorshme se është provë hetimore.

Një film me krim për vëllanë, një video me krim për djalin, për krushkun, krimi këtu, Taulanti nuk diskutohet, Fatmiri po, unë as diskutohet.

Edi Rama, kryeministër

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen