Kriset sërish marrëdhënia me Kiarën? Efi: I thashë si të përballet me realitetin jashtë! S'kemi folur ende

Kriset sërish marrëdhënia me Kiarën? Efi: I thashë si të përballet me realitetin jashtë! S'kemi folur ende

Kiara Tito, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes

Marrëdhënia e Efit dhe Kiarës mund të ketë pësuar krisje. Me daljen e kësaj të fundit nga shtëpia e Big Brother VIP, në spektakël u duk se ishin shumë të afërta me njëra-tjetrën, por në fakt nuk janë takuar më.

Këtë e bëri me dije Efi duke thënë se s’janë takuar më pas daljes së saj nga Big Brother për shkak se i ka lënë asaj hapësirën e saj që të ambientohet me jetën jashtë.

“I dhashë këshillat se si të përballet me realitetin jashtë. Nuk kemi folur Akoma dhe unë e kuptoj shumë mirë. Mua m’u deshën shumë kohë që të takoja miqtë e mi”, tha Efi.

Kiara u zhgënjye nga Efi që kur ishte pjesë e Big Brother VIP dhe duhet të mësonte diçka nga jeta jashtë. Mes tyre kishin renditur momentin kur Efi komentonte sjelljen e Luizit ndaj Kiarës, të cilën e bllokoi në lavaman kur ishin pjesë e një loje.

“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja.

Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi, gjë që e preku Kiarën.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alda: 01/04/2023 10:23

    gjithmone ne cdo dalje Efi shume origjinale vetvetja pa filtra po mos u merzit se kjo kjara me duket shume goce negative dhe shume perfituse ky eshte mendimi i shumices.

    Përgjigju
    • Kudrete: 01/04/2023 11:00

      Shum e vertet Efi Kjara nuk ka dhan prova akoma per dashurin e luizit qe e adhuron te presim te rrjell kjo dashuria e saj qe mendoj se po dashuron famen tani

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja