Krishti u ngjall! Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë për Pashkë

Krishti u ngjall! Krerët e shtetit urojnë besimtarët katolikë për Pashkë

Besimtarët katolikë anë e mbanë botës kremtojnë të dielën festën e Pashkës, ndërsa luten për paqe, shëndet dhe mbarësi në familjet e tyre.

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim të shkurtër në faqen zyrtare në “Facebook”, ka uruar besimtarët për festën e shenjtë, e cila simbolizon ringjalljen e Jezu Krishtit.

Edhe presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët katolikë e ungjillorë për shumë mot Pashkën

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në mesazhin e saj, kryeparlamentarja theksoi se “Jezusi krijoi shembullin e madh të dashurisë, shërbimit dhe kryqëzimit për të tjerët dhe gëzimi i Pashkës le të na frymëzojë drejt këtij misioni universal”

Një ditë më parë uruan edhe Krytari I PD Luzlim Basha, dhe kryetari i PL Ilir Meta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:05
Deputeti socialist rikthehet si pastor, citon për besimtarët Biblën me rastin e Pashkëve

 

Këtë të dielë Pashke deputeti socialist Toni Gogu i është rikthyer pasionit të tij të hershëm, teksa ka zgjedhur të urojë ringjalljen e Krishtit për besimtarët duke lexuar disa vargje nga Bibla.

Në videomesazhin e postuar prej tij në rrjetet sociale, vihet re se Gogu urimin e tij e përcjell duke lexuar vargjet e librit të shenjtë.

Më herët Gogu ka shërbyer si pastor në një kishë në Tiranë, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në jetën politike në vend.

Besimtarët katolikë dhe protestantë në të gjithë botën kremtojnë sot Pashkën, festën e rëndësishme të kalendarit të krishterë. Pashka simbolizon ringjalljen e Krishtit pas kryqëzimit.

Ora 12:35
Veliaj nga QSUT uron Pashkët! Djali i vogël Kajan e përqafon

Një urim ndryshe për Pashkët e këtij viti ishin këto për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai dje iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë në QSUT. Nga spitali përmes një fotoje ku ai përqafon djalin, Veliaj përcolli dhe urimin

Lepurushi i vogël Kajan na solli vezët e Pashkës në spital sot!

Gëzuar Pashkën, dashuri dhe shëndet të gjithëve!

Veliaj përcolli dhe një mesazh falenderimi për mjekët duke shtuar se pasdite do të tregojë më shumë.

“Mirënjohje për mesazhet e kujdesit, pasdite ju rrëfej pak më shumë për duarartët e zemërbardhët në QSUT”

Ora 09:21
Begaj uron besimtarët: Qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë

1709383337_bajrambegaj.JPG

Edhe presidenti Bajram Begaj uroi besimtarët katolikë e ungjillorë për shumë mot Pashkën

"Në këtë ditë të bekuar, le të gëzojmë e të festojmë të gjithë së bashku me besim dhe shpresë te Zoti për një të nesërme më të mirë.

Gëzuar, dhe qoftë për të gjithë Pashkë e Shenjtë!' Shkruan Begaj në një postim në facebook. 

 

Ora 08:11
Rama uron besimtarët katolikë: Me zemër të mirë Pashkët

Kryeministri Edi Rama uroi të gjithë besimtarët katolikë: Gëzuar Pashkët!

"MIRËMËNGJES 
me një urim të veçantë, për shumë vjet me zemër të mirë Pashkët' shkruan Rama. 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 01/04/2024 10:35

    Nuk pamë ndonjë politikan te Papa në Ceremoninë e celebrimit të pashkëve në Vatikan. Këtu u dyndën politikanët pranë arçipeshkvisë duke na dhënë mesazhe paqe e dashurie, tamam atë që atyre u mungon. Çfarë hipokrizie! Mbase ishte një ditë para një prillit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën! Liverpool e Chelsea luajnë për 'Boxing day'