VATIKAN - Në një botë që ende shënohet nga "dhuna, luftërat, urrejtja, shtypja" ka në fakt nevojë për më shumë "butësi". Dhe kjo, sipas Papa Françeskut është mesazhi i Krishtlindjeve.

“Perëndia është më e fortë sesa errësira dhe korrupsioni" – tha Papa gjatë kremtimit të Meshës ku shpalli natën e Krishtlindjes, nga Katedralja e Shën Pjetrit. Duke shpjeguar më pas se Perëndia është Ati dhe se besnikëria e tij e duruar është më e fortë sesa errësira dhe korrupsioni ", origjina e të cilave shkojnë në momentin kur u krye edhe krimi i parë njerëzimit, ai Kainit kundër vëllait të tij Abelit.