SHKODËR - Me rastin e festës së Krishtlindjes, uron edhe presidenti i konferencës Ipeshkvnore njëkohësisht arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër, Imzot Angjelo Massafra. Në mesazhin e tij drejtuar të gjithë besimtarëve të krishterë Imzot Massafra ka kërkuar që të drejtohet shikimi më shumë ndaj atyre që janë viktima padrejtësie dhe diskriminimi.
“Krishtlindja na nxit ta drejtojmë shikimin tonë më shumë nga ata që në botën e sotme dhe në Shqipëri janë viktima padrejtësie dhe një farë diskriminimi ndërsa shumë të varfërve u mohohet drejtësia për shkak të korrupsionit ose ju mohohet nota e duhur në provime sepse nuk mund të japim ryshfet.”- tha Massafra.
Mesazhi i Imzot Massafres është mbyllur me thirrjen për të gjithë të krishterët përfshi këtu edhe ortodoksët jo vetëm në Shqipëri, por në Ballkan e mbarë Boten për ta festuar Krishtlindjen me më shumë dashuri, shpresë dhe paqe.
A1 Report lidhje me Skype, sjell atmosferën festive në Shkodër
/Shqiptarja.com

VIDEO