Krishtlindje në fshatin turistik! Boga veshur me petkun e bardhë, por e vetmuar! Pandemia largoi turistët

Rreth 40 minuta nga Shkodra ndodhet Boga, që të mrekullon me pamjen e saj. Kjo krishtlindje e gjen Bogën të veshur me petkun e bardhë. Për shkak të pandemisë situata nuk është favorizuese, pasi mungojnë turistët. Report Tv ju sjell magjinë e këtij fshati.

Boga ndodhet në Rrethin Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, në pjesën e sipërme të Përroit të Thatë, rreth 48 km në veri të qytetit të Shkodrës dhe 37 km larg qytetit të Koplikut. Rruga për në Bogë bëhet kryesisht nga segmenti Shkodër - Koplik - Bogë.

 Boga ka një histori jete prej qindra apo mijëra vitesh. Në trojet e Bogës janë gjetur dëshmi arkeologjike të vendbanimeve të hershme Ilire, (të kohës romake fundi i shekullit II, shekulli III mbas lindjes së Krishtit)

Lugina e Bogës, që për nga origjina është akullnajore, ka formën e një rrethi ku malet që e rrethojnë formojnë kolona me lartësi mbi 2000m. Nga malet që e rrethojnë, kur shkon për në Bogë, nga e djathta shtrihet maja e Rabës (2222m), vazhdon më tej me malin e Çardakut (2250m) dhe me majën e Shtegut (2083m) ku lidhet me malin e Radohinës dhe me malin e Arapit që e ndajnë nga lugina e Thethit, ndërsa në krahun e majtë, shtrihen Mali i Pultinzes, më pas mali i Dragomirit, mali i Bridashës (2187m) e pastaj maja e Vuklin ku lidhet me Radohinën.

Boga e njohur si vendi ku kanë pushuar të pasurit e Shkodrës, është një destinacion turistik dhe me investimet që janë bërë vitet e fundit, nga vete banorët e zonës ka bërë që kjo zonë të kthehet në një destinacion turistik.

"Është një zonë e veçantë eko-turistike që dallohet për bio-diversitetin me 150 bimë mjekësore endemike, gjallesa e shpendë të cilët kanë interes për turizmin shkencor. Pozita gjeografike, pasi është zona e shfrytëzueshme në vere e dimër, e veçantë edhe për gastronominë pasi ushqimet këtu janë të freskëta e të shijshme", shprehet Ardian Ulaj, mësues në këtë fshat. 

"Në përgjithësi turistët që na kanë ardhur jemi munduar për tu shërbyer. Ata kanë gjetur mikpritjen këtu, por me këto kushtet tona që ndoshta s'kemi mund t'i plotësojmë të gjitha", shprehet Gjergj Ulaj, i cili ka një bujtinë në Bogë. 

"Në këtë fshat gjen shumë gjëra, mikpritjen e kemi gjithë si fshat, ushqimet tradicionale, mish keci, djathë, raki thane", shprehet.

Por kjo krishtlindje e gjen Bogën, thuajse të boshatisur, jo vetëm për shkak të pandemisë por edhe për shkak se brezi i ri ka braktisur vendin.

"Kemi njerëzit jashtë vendit, këtë vit po i lusim Krishtlindjet në vetmi", thotë Gjergj Ulaj.

Zona e Bogës është një zonë e krishterë ndërkohë që krishtlindja është kremtuar edhe gjatë viteve të errata të komunizmit. Famullitari i zonës së Shkrelit, Dom Nikolin Sheldia, rrefen rendesinë e kësaj feste për këta banorë të lidhur ngushtë me besimin në zot.

"Boga një vend mes alpeve të bukura na fton të këtë mister të myshnimit ku paqja e zotit zbret në tokë. Bogianët kanë ditur gjithnjë të ruajnë paqen dhe mbrojt familjen e Zotit. Boga ka pasur një ndër 40 martirët e shqiptarë, dom Lek Sirdani i cili ka kultivuar fenë dhe besën", shprehet famullitari i Shkrelit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia