BRITANI E MADHE- “Marrja e vaksina kundër COVID-19 është dhurata më e mrekullueshme që mund t’i bëni njerëzve tuaj të dashur për Krishtlindje”, ky është mesazhi i kryeministrit britanik, Boris Johnson në mesazhin e tij vjetor sezonal.
Ai theksoi faktin se vaksina tregon dashurinë për të afërmit dhe fqinjët, pasi “luftën” e pandemisë vetëm përmes saj mund ta fitojmë.
“ Ky është në fund të fundit edhe mesazhi i Jezu Krishtit, t'i duam fqinjët tanë ashtu siç duam veten.", tha kryeministri.
![]()
Në Britaninë e Madhe 82% e qytetarëve mbi 12 vjeç kanë marrë 2 dozat e vaksinës, ndërsa 55% kanë marrë edhe atë përforcuesen.
Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se po përshpejtonte fushatën përforcuese në Britani për shkak të përhapjes së variantit Omicon.
J.GJ./Shqiptarja.comKomente

