Krishtlindje, Papa: Dinjitet
për emigrantët, paqe në Siri

Krishtlindje, Papa: Dinjitet<br />për emigrantët, paqe në Siri
VATIKAN- Besimtarë nga e gjithë bota u mblodhën mesnatën e 24 dhjetorit në Katedralen e San Pietro-s, në Vatikan, për të marrë pjesë në meshën e Krishtlindjes, të mbajtur nga kreu i selisë së shenjtë. Papa Françesku ka mbajtur kështu meshën e parë për Krishtlindje, që nga momenti i emërimit të tij. 
 
Mesha e natës së Krishtlindjes, ka nisur me ritin antik të këndimit të Kalendës, për fillimin e Krishtlindjes. Në celebrimin e kësaj meshe, kreu i Selisë së shenjtë është shoqëruar nga 300 kardinalë, peshkopë dhe priftërinj. 

Gjatë kësaj meshe, Papa Françesku u shpreh se nata e Krishtlindjes nuk është vetëm një faktor emotiv, por një realitet i thellë.

Zoti është dritë ndërsa rreth nesh ka momente me dritë dhe momente me errësirë, besim dhe mosbesim, bindje dhe rebelim.
“Nëse do të duam Zotin dhe ata që na rrethojnë, do të kemi një rrugëtim të ndriçuar, nëse zemra jonë do të mbyllet dhe nëse na pushton egoizmi dhe ligësia dhe kërkimi i interesave tona, atëherë tek ne dhe rreth nesh do të zbresë errësira. Mos kini frikë, Ati ynë është i durueshëm, ai na do dhe na drejton, drejt rrugëtimit të tokës së premtuar, Ai është mishërimi, Ati ynë fal gjithmonë, ai është Paqja jonë.”- tha Papa Françesku duke përfunduar meshën e Natës së Krishtlindjes,  dhe duke i ftuar të gjithë të shpërndajnë `Lavdinë e Ungjillit`. 

Pas natës së mbrëmshme Papa Françesku, pas mesditës së 25 dhjetorit, doli në ballkonin e Bazilikës në San Pietro, për bekimin tradicional të Urbi et Orbi, që nga latinishtja do të thotë `Qytetit të Romës dhe të gjithë botës`, një formulë që përdoret në dokumente papale, mesazhe dhe bekime, drejtuar të gjithë botës mbarë. 

“Kemi nevojë që zemra jonë të mallëngjehet, ti japim mundësi që të ngrohet nga butësia e Zotit, kemi nevojë për mirësinë e tij. “- tha Papa.
 
Mijëra njerëz mbushën sheshin e Vatikanit, ku kanë ndjekur Papa Françeskun, i cili ka kujtuar gjithashtu rëndësinë e impenjimit për paqe. 

"Paqja e vërtetë, nuk është një fasadë e bukur, pas së cilës ka shumë kontraste, por shtë një impenjim i përditshëm. 

Ai u shpreh gjithashtu se është e rëndësishme të kujtohemi për fëmijët, viktimat më delikate të luftrave, por edhe për të moshuarit dhe për femrat e keqtrajtuara Papa u lut edhe për paqe në Siri, duke kërkuar ndalimin e luftrave dhe garantimin e ndihmave humanitare. Gjatë fjalimit të tij, foli edhe për emergjencën në jug të Sudanit, për Irakun, për Kongon edhe për Filipinet të goditura nga Tajfuni.

Gjithashtu, nuk munguan edhe lutjet për tragjedinë e emigrantëve në Lampeduza, duke u shprehur se nuk duhet të ndodhin më tragjedi të tilla.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit

Kryetarja e OSBE: Shqipëria, progres në luftën kundër korrupsionit