Viti 1924 është i ngjeshur me ngjarje historike. Revolucioni i qershorit, ardhja në pushtet e Nolit, përgatitja e Zogut për tu rikthyer, lëvizjet politike, rikthimi i Zogut në pushtet, shumë sulme, akuza, vrasje e atentate...
Në librin e ri me kujtime të Camillo Libardit me titull "Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu", këto ngjarje analizohen me kujdes dhe argumentohen me fakte, dëshmi e kujtime të panjohura. Në këtë ditë krishtlindjesh, është kurioze të kujtojmë këtë periudhë, pasi në ato krishtlindje të largëta të 1924, gjithçka ishte vulosur.
Zogu u kthye në pushtet e po festonte në Tiranë së bashku me ushtarët e tij. Në këtë fragment të përzgjedhur nga libri me kujtime historike i Libardit sjellë në shqip nga botimet "Naimi", rrëfehet pikërisht ardhja në pushtet e Zogut me ndihmën e jugosllavëve, si i mblodhi ushtarët, lëvizjet luftarake, nënshtrimi i veriut dhe i Shqipërisë së mesme e mandej edhe i jugut të Shqipërisë.
Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 25 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Në librin e ri me kujtime të Camillo Libardit me titull "Si u bë mbret i Shqipërisë Ahmet Zogu", këto ngjarje analizohen me kujdes dhe argumentohen me fakte, dëshmi e kujtime të panjohura. Në këtë ditë krishtlindjesh, është kurioze të kujtojmë këtë periudhë, pasi në ato krishtlindje të largëta të 1924, gjithçka ishte vulosur.
Zogu u kthye në pushtet e po festonte në Tiranë së bashku me ushtarët e tij. Në këtë fragment të përzgjedhur nga libri me kujtime historike i Libardit sjellë në shqip nga botimet "Naimi", rrëfehet pikërisht ardhja në pushtet e Zogut me ndihmën e jugosllavëve, si i mblodhi ushtarët, lëvizjet luftarake, nënshtrimi i veriut dhe i Shqipërisë së mesme e mandej edhe i jugut të Shqipërisë.
Shkrimin e plotë e gjeni sot në gazetën Shqiptarja.com, 25 dhjetor 2012(ad.ti/shqiptarja.com)











