TIRANE- Presidenti i Republikës Bujar Nishani përcolli sot mesazhin e urimit me rastin e kremtimit të Krishtlindjes duke uruar tejkalimin e çdo pengese artificiale dhe bashkimin e të gjitha energjive për të ecur bashkarisht në rrugën e përparimit.
”Tradita e vyer historike dhe kulturore e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, pasuri shumëshekullore e brezave të njëpasnjëshëm në këtë vend, na mëson të mbështetemi tek mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin si mënyra e vetme për të ecur të sigurt drejt prosperitetit, për të ndërtuar një shoqëri të bazuar mbi parime të lirisë e të së drejtës dhe të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. “- shkruan presidenti në mesazhin e tij të urimit.
Më tej presidenti shkruan se kremtimi i Krishtlindjes është një tjetër mundësi për të forcuar lidhjet tona shumëshekullore, në mënyrë që të përballojmë me sukses sfidat që kemi përpara si shoqëri dhe si komb.
“Në këtë ditë të Krishtlindjes mendja dhe zemra jonë është tek njerëzit që kanë më shumë nevojë, tek ata që ndihen të vetmuar, ata që kanë humbur shpresën dhe besimin për një të ardhme më të mirë.”- nënvizon presidenti.
Kreu i shtetit mbyll mesazhin e urimit duke bërë apel që në moment të veçantë për kombin tonë, “si ky në 100-vjetorin e Pavarësisë, të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe të bashkojmë të gjitha energjitë për të ecur bashkarisht në rrugën e përparimit dhe begatisë njerëzore. Zoti qoftë me ne shqiptarët në këtë rrugë! “
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com