Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi

Sot, në Festën e Krishtlindjeve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.

Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.

Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptarëve, e njohur botërisht dhe me të cilat kemi të drejtë të mburremi. Nga kjo tolerancë duhet të mësojmë të gjithë, por sidomos ne politikanët. Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, të braktisim gjuhën e urrejtjes, të përçarjes dhe konfliktit.

Dashuria është vlera më e lartë njerëzore dhe ajo duhet të përshkojë jetët tona. Të gjitha gjërat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë. Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që Krishtlindjet i gjejnë në luftë. Urojmë që luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjejë rrugën sa më shpejt. Gëzuar të gjithëve!”


Lajmi kryesor:

Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit


SI.E./E.B/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja