Krishtlindjet/ Politika uron besimtarët, vizita në Katedralen Katolike dhe Ortodokse! Begaj: Të rindërtojmë urat e komunikimit

Krerët më të lartë të shtetit i kanë përcjellë urimet dhe mesazhet e tyre gjithë besimtarëve të krishterë. Presidenti Bajram Begaj vizitoi që në orët e para të mëngjesit Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë, dhe bashkë urimet dhe mesazhin për të rindërtuar urat e mirëkuptimit dhe për të përforcuar frymën e bashkimit mes qytetarëve.

“Në një botë plot sfida, Krishtlindja është një thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit dhe për të përforcuar frymën e bashkimit midis nesh. Krishtlindja na kujton se asnjë vështirësi nuk mund ta shuajë dritën që lind brenda nesh kur veprojmë me dashuri dhe besim”, u shpreh Begaj.

Presidenti përcolli urimet e tij edhe në selinë e Kishës Ungjillore të Tiranës, ndërsa për besimtarët ortodoksë urimin e përcolli nga Berati ku u prit nga Mitropoliti, hirësia e tij Asti.

Urimet nuk munguan as nga numri 2 i shtetit, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali, e cila mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

Të kenë një Krishtlindje të bardhë dhe të bekuar. Mesazhi më i ngrohtë shkon për gratë, fëmijët, të sëmurët, për ata që ndjejnë se duhet të kenë pranë një dorë të ngrohtë. Kjo është dita e mesazhit të dashurisë së madhe që përmes lartësimit shpirtëror, u shpreh Spiropali.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, mesazhin e tij në këto krishtlindje, e ndau në një mënyrë të veçantë, duke shpërndarë në rrjetet sociale këtë ikonë të sapo restauruar të shekullit të XVII.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, urimin e tij e ndau nga Katedralja Katolike, pas takimit me Imzot Arjan Dodaj.

"Uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor. Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar" tha Berisha. 

Urimet për Krishtlindjen erdhën edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe delegacioni I bashkimit Europian.

Urimin për Krishtlindje, Bashkia e Tiranës zgjodhi ta bëjë duke i sjellë një atmosferë festive fëmijëve në Qendrën Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me shtrimin e një dreke që I bashkoi në një tryezë me familjet e tyre.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:38
Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjen nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ka vizituar sot (25 Dhjetor), në ditën e Krishtlindjes, Mitropolinë e qytetit të Beratit.

Kreu i shtetit është pritur nga përfaqësuesit e kishës e Mitropilisë, nga drejtues të pushtetit vendor, deputetë të qarkut, përfaqësues vendorë të të gjitha forcave politike, besimtarë etj. Pasi ka vizituar Mitropolinë e Beratit, presidenti Begaj ka përcjellë edhe një mesazh dhe urim për të gjithë shqiptarët, në ditën e Krishtlindjes.

"Jam këtu për të uruar të gjithë besimtarët e krishterë "Gëzuar Krishtlindjen". Krishtlindja është një ditë e shenjtë, ditë që simbolizon lidhjen e paqes dhe të shpresës, ditë që na bën të reflektojmë për vlerat më të larta të njerëzimit, për dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen. Kjo ditë, Krishtlindja, është gjithashtu një thirrje për të rindërtuar urat e mirëkuptimit, për të forcuar më shumë bashkëpunimin. Kjo ditë na bën në një moment të falenderojmë Zotin për të gjitha bekimet që na ka dhënë dhe të bëjmë të mundur të ndihmojmë të gjithë ata që janë të pamundur. Uroj për çdo besimtar, për çdo shqiptar, kudo ku jeton, brenda dhe jashtë Shqipërisë, Gëzuar Krishtlindjen, Krishtlindje të bardha, gëzime, hare, harmoni, begati për çdo familje shqiptare", ka thënë Presidenti Bajram Begaj.

Mitropoliti i Beratit, Imzot Asti, duke falenderuar presidentin për vizitën e tij, ka thënë se: 

“Në ditën e sotme, që është dita e dashurisë dhe paqes, urojmë që të gjithë së bashku të gëzohemi, me dashuri e paqe, me bashkëekzistencë dhe harmoninë që kemi mes besimeve fetare”. 

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo, duke pohuar se festa e Krishtlindjes në Berat festohet mes një atmosfere të jashtëzakonshme, ka uruar të gjithë besimtarëve në qytetin e Beratit dhe të gjithë shqiptarët kudo ndodhen "Gëzuar Krishtlindjen".

Ora 13:44
Krishtlindjet/ Spiropali: Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti dhe mirëkuptimi

Sot, në Festën e Krishtlindjeve, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në kremtimet në Katedralen Katolike të Shën Palit dhe Katedralen Orthodokse “Ngjallja e Krishtit”, në Tiranë.

Në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali u prit nga Arqipeshkvi Metropolitan i Tiranës dhe Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, me të cilin, krahas urimeve, diskutuan mbi rëndësinë dhe rrezatimin e festave dhe vlerave të krishtera në jetën shoqërore e publike, në kultivimin e ndjenjave të dashurisë, miqësisë e solidaritetit njerëzor, mbështetjen e familjeve e të njerëzve në nevojë etj.

Në prononcimin e saj para mediave, pas vizitës në Katedralen Katolike të Shën Palit, Spiropali nënvizoi se “Krishtlindjet janë një ditë e shënuar, e bukur për të gjithë besimtarët e krishtere, por që tradicionalisht festohen nga të gjithë shqiptarët.

Toleranca dhe harmonia fetare janë një pasuri e madhe e shqiptarëve, e njohur botërisht dhe me të cilat kemi të drejtë të mburremi. Nga kjo tolerancë duhet të mësojmë të gjithë, por sidomos ne politikanët. Të udhëhiqemi nga dashuria, respekti e mirëkuptimi, të braktisim gjuhën e urrejtjes, të përçarjes dhe konfliktit.

Dashuria është vlera më e lartë njerëzore dhe ajo duhet të përshkojë jetët tona. Të gjitha gjërat e kësaj jete e kane një kufi. Vetëm dashuria nuk shteron kurrë. Kam sot një mesazh solidariteti me besimtarët, qytetarët, gratë dhe fëmijët që Krishtlindjet i gjejnë në luftë. Urojmë që luftërave tu jepet fund dhe paqja ta gjejë rrugën sa më shpejt. Gëzuar të gjithëve!”

Ora 13:39
Berisha në Katedralen e Shën Palit: Magjia e Krishtlindjes të shndërrohet në frymëzim e forcë për të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte Katedralen Katolike të Shën Palit në Tiranë për Krishtlindje. Berisha ndau edhe një urim për të gjithë besimtarët e krishterë.

“Uroj të gjithë besimtarët katolikë, por edhe të gjithë besimtarët e Zotit se kjo është një ditë e shenjtë për çdo besimtar. Dita në të cilën lindi hyji, burri që me jetën dhe mendimet e tij bëri më shumë se kushdo tjetër për moralin e qytetërimit perëndimor.

Aleanca e shqiptarëve me Vatikanin është aleanca më e hershme, më jetëgjatë në historinë e kombit shqiptar. Pata një bisedë shumë të përzemërt, të hapur dhe njëherë uroj që magjia e kësaj dite të shndërrohet në frymëzim, në forcë dhe mirësi për të gjithë besimtarët e Zotit. Faleminderit!

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja