Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës, grupi i ri kundërshtar me 16 ligjvënës që i kërkon largimin 

Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës, grupi i ri kundërshtar me 16 ligjvënës që i kërkon largimin 

Lulzim Basha

Humbja dramatike në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka krijuar me shpejtësi një grup të ri kundërshtar në Partinë Demokratike kundër Lulzim Bashës. Grupi i ri që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës pas gjashtë humbjeve radhazi, përbëhet nga të paktën 16 deputetë të PD-së, të cilët gjithsesi vijojnë të mbeten të distancuar nga lëvizja e Berishës. Bashkë me grupin e Berishës, sot janë 32 deputetë nga 59 deputetë që mori PD-ja në zgjedhjet parlamentare të 2021, të cilët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës. Kreu i PD-së Lulzim Basha praktikisht e ka humbur mbështetjen e shumicës së deputetëve demokratë.

Grupi i ri kundërshtar

Nisur nga protagonzimi mediatik dhe politik i tre ditëve të fundit, lëvizja e re anti-Basha po kryesohet nga deputetja Grida Duma, e cila është konsideruar si mbështetja më e zjarrtë e Lulzim Bashës deri në 6 mars 2022. Përpos Grida Dumës, e cila mund të ketë edhe ambicie për të marrë drejtimin e PD-së, befasi politike përbën Ervin Salianji, i cili është pozicionuar kundër Bashës. Salianji tha se “Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është barrë e rëndë për opozitën!”.

Ditën e djeshme u pozicionua kundër Bashës edhe deputetja demokrate e Matit, Dhurata Çupi, e cila i kërkoi dorëheqjen. Dorëheqjen Lulzim Bashës ia ka kërkuar edhe deputetja demokrate, Ilda  Dhori. Sinjale për pozicionim kundër Bashës ka dhënë edhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili deri para 6 marsit 2022 ishte një zë me peshë pro Bashës dhe kundër Berishës. Deputeti i Beratit, Tomor Alizoti është pozicionuar hapur kundër Lulzim Bashës, madje duke e konsideruar këtë të fundit si psikik.

Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri dhe Helidon Bushati janë tre deputetë të tjerë, të cilët nuk e shohin më Lulzim Bashën si kryetar të ardhshëm të Partisë Demokratike. Lulzim Basha është braktisur edhe nga deputeti dhe ish kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, i cili i kërkoi dorëheqjen si kryetar i partisë. Edhe deputetja e Shkodrës Emilia Koliqi i ka kërkuar Lulzim Bashës të largohet nga kreu i partisë, si kusht për të bashkuar Partinë Demokratike.

Deputeti që përfaqëson Velipojën, Ramadan Lika, ka hedhur poshtë pretendimin e Bashës se nuk i ka humbur zgjedhjet dhe se nuk mban përgjegjësi, ndërsa deputetja e Lezhës Elda Hoti i ka kërkuar hapur largimin e tij. Tre deputetë të tjerë, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari kanë shprehur kritika ndaj Bashës, ndonëse nuk janë deklaruar për dorëheqjen e tij.

Ndërkaq, që nga 9 shtatori 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, janë pozicionuar kundër Bashës edhe 13 deputetë. Ata janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; ; Agron Shehaj;  dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Kundër Bashës janë edhe tre aleatë, të cilët janë zgjedhur deputetë nën siglën e PD-së. Ata janë Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

Grupi i ri Kundër Bashës

  • 1.            Grida Duma
  • 2.            Xhelal Mziu
  • 3.            Ilda Dhori
  • 4.            Ervin Salianji
  • 5.            Dhurata Çupi
  • 6.            Agron Gjekmarkaj
  • 7.            Tomor Alizoti
  • 8.            Dashnor Sula
  • 9.            Ferdinant Xhaferri
  • 10.          Helidon Bushati
  • 11.          Ramadan Lika
  • 12.          Ramadan Lika
  • 13.          Elda Hoti
  • 14.          Lefter Gështenja?
  • 15.          Kasem Mahmutaj?
  • 16.          Selaudin Jakupllari?

 

Grupi i parë kundër Bashës

  1. 1.            Sali Berisha
  2. 2.            Flamur Noka
  3. 3.            Edmond Spaho
  4. 4.            Tritan Shehu
  5. 5.            Luan Baçi
  6. 6.            Luçiano Boçi
  7. 7.            Oerd Bylykbashi
  8. 8.            Belind Këllici
  9. 9.            Sorina Koti
  10. 10.          Bujar Leskaj
  11. 11.          Agron Shehaj
  12. 12.          Albana Vokshi
  13. 13.          Isuf Çela
  14. 14.          Nard Ndoka
  15. 15.          Dashamir Shehi
  16. 16.          Agron Duka

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Salianjmetaj: 10/03/2022 21:19

    Ca prisnit nga salianbabalemetaj, kusheri i agushit eshte si pyke e futur nga dinozauret berisha-metaj per te rrezuar bashen, por gallata me e madhe do jete kur te rrezojne bashen kush do ta marri opoziten? Berisha,agushi,apo nusja e cepanit. Do hane njeri tjetrin. Ishallah shkojne per "gjueti",apo udhetojne vetem andej nga Elbasani.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave