Të gjithë po presin që Tirana e futbollit të bëjë afrime këtë merkato janari, por klubi kryeqytetas është i bllokuar në hyrje. Pagesat e pashlyera ndaj ish-futbollistëve që kanë veshur fanellën bardheblu kanë bërë që sërish klubi më i titulluar në Shqipëri të gjendet në këtë situatë të përsëritur.
Si të mos mjaftonte kjo, klima në ekip nuk duket e mirë, me tensionet që janë në rritje. Edhe pse kishte kontratë me klubin deri në verën e 2024, Ardit Hila nuk është më pjesë e Tiranës.
Në një njoftim në kanalet e komunikimit, Tirana bën me dije se elbasanasi dhe klubi kanë ndërprerë gjithçka me konsensus. Mesfushori prej javësh stërvitej i vetëm dhe nuk ishte pjesë e planeve të ekipit, kjo për shkak të krisjes mes palëve.

Tanimë 31-vjeçari i është bashkuar ekipit të vendlindjes, Elbasanit, që është pretendent për t'u ngjitur në Superligë dhe po rivalizon me Bylisin në Kategorinë e Parë, Veç Elbasanit, interes për Hilën kishte edhe nga Vllaznia.

Elbasani prezanton Hilën
S.Dh/Shqiptarja.com
Komente

