Superliga në krizë financiare, gjysma e skuadrave me merkato të bllokuar nga FIFA dhe FSHF-ja

Superliga në krizë financiare, gjysma e skuadrave me merkato të bllokuar nga FIFA dhe FSHF-ja

Skuadra e Tiranës në sfidën e fundit

Superliga shqiptare ka gjysmën e skuadrave të bllokuara për të afruar lojtarë të rinj në merkato. Me janarin në prag dhe transferimet që do forconin ekipet, Tirana, Dinamo, Skënderbeu, Erzeni dhe Laçi nuk do mund të regjistrojnë asnjë lojtar të ri. Arsyeja? Merkato e bllokuar për shkak të borxheve ndaj lojtarëve apo zyrtarëve që kanë pasur nën kontratë.

Me formatin e ri "final-four" duket se rivaliteti ka rënë, teksa një tjetër problem për klubet duket edhe bllokimi i merkatos nga FIFA. Kjo nuk është hera e parë që klubeve të Superligës i bllokohet afrimi i lojtarëve të rinj, teksa Tirana është përfshirë në dritaret e fundit të transfertave nga një problem i tillë.

Me futbollin në Shqipëri që nuk prodhon të ardhura, edhe klubet janë duke vuajtur diçka të tillë dhe në fund organet drejtuese bllokojnë merkaton dhe ngrijnë llogaritë bankare deri në shlyerjen e detyrimeve.

Te Tirana ky është një problem i përsëritur. Bardheblutë nuk kanë shlyer ish-lojtarët, Tim Vayrynen, Edon Hasanin apo Asion Dajën. Dinamo nga ana e saj nuk ka shlyer ish-zyrtarin Arbi Laçi, që fitoi gjyqin në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF. Te Skënderbeu është Dejvi Bregu që kërkon shlyerjen e detyrimeve, ndërsa te Laçi dhe Erzeni janë disa shuma të vogla ndaj ish-lojtarëve.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)