Kristjan Asllani nuk ka mundur të konkretizojë dje firmën dhe kalmin zyrtar te Besiktasi në Turqi. Një defekt në avionin me të cilin mesfushori do udhëtonte drejt Stambollit, ka bërë që Asllani të mbetet në Milano dhe procesi të shtyhet për sot.
Mesfushori i kombëtares shqiptare ka zgjedhur të vijojë karrierën në huazim te Besiktas për të paktën pesë muaj, duke provuar për herë të parë një përvojë jashtë Serie A. Huazimi nga Interi te Torino në gjashtë muajt e fundit nuk solli rezultatet e duhura dhe paçka se Asllani mori minuta në 15 takime, ai nuk ia doli të ishte pikë fikse e Torinos.
Tanimë Interi, klubi që ka në menaxhim kartonin e tij, vendosi për një tjetër huazim, këtë herë në Turqi. Besiktasi do paguajë pagën e plotë të shqiptarit për muajt që do e ketë në dispozicion, ndërsa gjatë verës që vjen mund ta blejë nga Interi pasi palët kanë vendosur edhe këtë pikë në kontratë, por jo me detyrim.
Kristjan Asllani flight delayed by technical problems. #Besiktas might have to wait a bit longer. https://t.co/0tXSJ9Rr0P
— Football Italia (@footballitalia) January 29, 2026
Komente









Asllani do ishte mire te luante ne La Liga spanje
Përgjigju