Kristo Frashëri, historiani që
punoi në klimën e 4 regjimeve

Kristo Frashëri, historiani që<br />punoi në klimën e 4 regjimeve
Ditën e dielë më datën 31 janar 2016 në mbrëmje, nga një vdekje natyrale u nda nga jeta në moshën 96-vjeçare Akademiku Prof. Dr. Kristo Frashëri.
Kristo Frashëri e përjetoi historinë e shkruar në librat e që nisin që nga etnogjenza ilire deri në hitorinë e ditëve të sotme. Pinjoll i një familjeje të njohur patriotike dhe intelekuale të Frashëllinjve, Kristo Frahsëri u shqua si patriot dhe antifashist në vitet e okupacionit italian dhe gjerman, gjatë Luftës së dytë Botërore.

Ai shkroi e krijoi për gati pesë dekada në diktaturën komuniste. Dhe më pas mendimet e tij të guximshme kanë luajtur një rol të rëndësishëm dhe kanë thithur vëmendjen mediatike e institucionale në rrugën drejt demokracisë.

Kristo Frashëri vazhdimisht ka ndriçuar problemet thelbësore të Historisë së Shqipërisë. “Një historian i një brumi të veçantë që ka jetuar dhe punuar në klimën e katër regjimeve politike, thellësisht të ndryshme midis tyre, që ka patur Shqipëria”, thotë për të kryetari i akademisë së Shkencave të Shqipërisë Myzafer Korkuti. Kristo Frashëri numëron rreth 75 vite të krijimtarisë dhe karrierës studimore dhe letrare. E nisi me skrimet letrare të viteve ’30. Ai nisi studimet në literaturë filozofike, sociale, politike, histori antike dhe moderne.

Kristo Frashëri ka marr pjesë aktive në Grupin e të Rinjve, e më pas si anëtar i Partisë Komuniste, si ilegal dhe në maj 1943 u rreshtua në radhët e ushtrisë Nacionalçlirimtare. 29 nëntori i 1944, e gjeti Kristo Frashërin, në radhët e Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Më 1951 Kristo Frashërin përsfhihet në grupin e historianëve që ka hatuar Historinë e Shqipërisë. Kristo Frahsëri nuk hoqi kurrë dorë nga veprimtaria shkencore në fushën e historiografisë deri ën ditët e fundit të jetës.

Veprat që la pas trajtojnë trajtimin e periudhave të mëdha të historisë së Shqipërisë si, historia e Skënderbeut, historia e Rilindjes Kombëtare dhe historia e Luftës Nacionalçlirimtare, të pasqyruara në veprat madhore të tij si “Gjergj Kastriot Skënderbeu, Jeta dhe vepra”, “Lidhja shqiptare e Prizrenit”; “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri dhe themelimi i PKSH”, “Historia e qytetërimit shqiptar”, etj. ) Një ceremoni madhështore do të mbahet në nderim të Kristo Frashërit do të mbahen ditën e mërkurë datë 3 shkurt 2016, nga ora 12.00-13.00 në Akademinë e Shkencave.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg