Kristo Kondakçi:Me muzikën e Mahler 
ringjall familjen Omari në Tiranë

Kristo Kondakçi:Me muzikën e Mahler <br />ringjall familjen Omari në Tiranë
Kristo Kondakçi vjen për herë të parë në Shqipëri, që pas emigrimit të tij në Boston në moshën 1-vjeçare. Ai rrëfen në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Rreze Dielli" arsyet pse erdhi në Shqipëri për të ringjallur muzikën e Mahler-it. Kjo muzikë, e cila në mënyrë të menjëhershme mbivendos gëzimin dhe dhimbjen, dashurinë dhe vdekjen për maestron ka një lidhje të ngushtë emocionale me vendin ku e luhet muzika.

“Ardhja ime në Shqipëri me këtë muzikë është jo vetëm ringjallja e kësaj muzike në Europë dhe në Teatrin e Operës dhe Baletit të Tiranës, por edhe një ringjallje për familjen time në Shqipëri”, u shpreh dirigjenti Kondakçi. Kristo, nga ana e nënës rrjedh nga familja Omari, është nip i Bahri Omarit, dhe ka një histori familjare të dhimbshme persekutimesh gjatë periudhës së diktaturës.

Ardhja e tij në Shqipëri shoqërohet me një koncert dyditor. Koncerti i orkestrës së TKOB me simfoninë Nr 1 “Titan” u ngjit në skenë mbrëmë në 10 shtator dhe do të vijojë edhe sot më 11 shtator në orën 20:00. Koncerti i dirigjuar nga Kristo Kondakçi ishte edhe koncerti me të cilin Teatri i Operës dhe Baletit çeli siparin e këtij sezoni artistik. Dirigjenti shqiptar i Amerikës rrëfen sesi Simfonia Nr. 1 "Titan" ngjitet për herë të parë në skenë e TKOB-it dhe për herë të dytë në Evropë pas 120 vjetësh, ku hera e parë në vitin 1906 është dirigjuar nga vetë kompozitori Mahler. Maestro Kondakçi, një shqiptar i emigruar në Amerikë rrëfen arsyet e largimit nga Shqipëria, si u rikthye dhe pse luajti pikërisht me muzikën e Mahler-it në Tiranë.
 
 
 
Zoti Kondakçi, shoh që jeni me partitura përpara të Vagner-it dhe sidomos të Mahler-it, dhe siç mësova Mahler-i interpretohet për herë të parë, apo jo?
-Është hera e parë për këtë orkestër që e luan Mahler. Ishte hera e parë edhe për kthimin e një vizioni që kishte humbur për gati 120 vjet, që është luajtur në Europë, sepse herën e fundit u luajt më 1909-n në Budapest. Unë jam i lidhur me këtë pjesë se e kam rikonstruktuar vetë nëpërmjet ndihmës së mbesës së Mahler-it, e cila më njohu me këtë version me rastin e 120 vjetorit të vdekjes së tij. Pra unë jam shumë familjar se këtë version dhe e kam interpretuar vetë.
 
 
Paskeni një lidhje pak më të thelle për sa i përket njohjeve me mbesën e tij?
-Është shumë interesante që kjo simfoni do të luhet për herë të parë në Shqipëri dhe në Europa që nga koha kur Mahler e luajti vet në Budapest. Pra unë jam i lidhur me historinë e kësaj historie. Jam shumë i lidhur me të dhe kam lexuar çdo letër që ka shkruar ai. Kam foto në shtëpi më dorëshkrimet e tij. Ka qenë një ëndërr për të kjo simfoni sepse teatri në Budapest ku Mahleri e dirigjoi këtë pjesë ishte me një orkestër të re me dirigjent të rinj dhe kërkonte të sillte një muzikë të re.
 
 
Çfarë shpreh kjo muzikë e tij?
-Muzika e Mahler është një muzikë super-realiste. Ai është si Vagner, por mund të themi 100 mijë herë më i thellë. Çdo emocion që mund të shprehësh ndihet. Ai është një kompozitor superior. Ka shkruar muzikë instrumentale që është e rëndë. Në një moment tjetër kjo muzikë më shtyn në lartësi, fakt është se muzika është shumë emocionuese, por them se është e rëndë dhe e rëndësishme për orkestrën si teknik për luajtur se është muzikë pa pushim. Simfonia Nr 1 e Mahler është shkruar dhe rishkruar disa herë midis 1888 dhe 1906. Është interesant fakti se edhe pak ditë para se të vdiste Mahler sërish donte të bënte ende disa ndryshime në këtë vepër. Ndaj është shumë  e vështirë për orkestrantët që të futen shpirtërisht në këtë muzikë dhe kjo ka vështirësi. Kemi momente që duhet t’i kapërcejnë së bashku me orkestrën. Ka qenë shumë kënaqësi për mua që kjo orkestër nuk e ka luajtur kurrë këtë muzikë më përpara, por dhe ishte e vështirë...
 
 
U adaptuat pastaj?
-Po. Tani gjithmonë qeshim pas pune se kishte momente që “duhet t’i rrahësh pak”...(qesh), ashtu siç janë të gjitha orkestrat derisa ta nisin mbarë punën. Tani jemi shokë.
 
mahler

Ardhja juaj është shumë rëndësishme, sepse ju jeni shqiptar që keni ikur në vite të vështira dhe banoni në Boston. Keni bërë shumë rrugëtime, ndalesa. Çfarë rëndësie ka ardhja juaj këtu?
-Ka një rëndësi morale për mua. Sepse po vij në këtë shfaqje dhe po ngjis në skenë një muzikë të vështirë, e cila ka të bëjë me një tragjedi që do të tregojë ringjalljen. Për mua është e rëndësishme që të përçojë këtë muzikë ringjalljeje, jo vetëm në Europë, por edhe në Shqipëri. Familja ime ka vuajtur shumë për 20 vjet dhe unë do ta ndjeja si një rikthim të sajin këtu. Dhe unë e bëj këtë rikthim me një ngjarje kulturore dhe ky lloj rikthimi është shumë më i bukur për mua. Pra për mua është një gjë e madhe që të vij në Shqipëri më një koncert të tillë dhe të sjell gjithë atë kontribut që kam dhënë në Amerikë dhe në Europë.
 
 
Si ju erdhi ftesa për koncertin?
-Ftesa erdhi me fat. Unë isha në Shqipëri vitin që kaloi për biznese. Ja kështu, vjen në Shqipëri që të rregullosh pronat e familjes. Unë isha këtu me avokatin dhe m’u lodh mendja jashtë mase me bizneset. Dhe tash: Uh qenka një teatër këtu! Dhe instinktivisht u shoqërova me Edmond Dokon she u lidhën shpirtërisht. Unë bëra një takim me Ilir Kernin dhe ai ishte i bindur që të bëj një gjë të madhe dhe vendosëm të sjellin atë disiplinë që në Shqipëri dhe në Europë vinte për herë të parë.
 
 
Më habit e folura juaj shqip. Keni ikur i vogël dhe gjuhën e dini shumë mirë!
-E studioj, e lexoj shumë më mirë dhe e di mirë shqipen. Vetëm kur e flas nuk kam theksin e duhur për të folur. Kjo se nuk kam qenë këtu që kem njohur theksin me veshë, por unë shpirtërisht jam i lidhur me Shqipërinë. E kam mbajtur shumë mirë gjuhën, e kam studiuar dhe kodin civil dhe e di tani mbase përmendësh. Të qenit larg vendit tënd është një tjetër gjë që më ka lidhur me Mahler-in. Mahleri ishte një çifut që jetonte në Gjermani dhe një gjerman që jetonte në Vjenë dhe thoshte që jam tre herë i humbur. Unë jam po ashtu i humbur se jam një shqiptar në Amerikë dhe një amerikan në Shqipëri. Edhe tek muzika e Mahler unë një paralelizëm midis muzikës së tij dhe vetë historisë së familjes sime.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri