‘Kriteret’ për presidentin e ri, Alibeaj mbledh nesër deputetët! Grupi i PD ende pa vendim! Rithemelimi rezolutë

Mesditën e së hënës, Grupi parlamentar i Partisë Demokratike shpreson të dalë me një vendim për procesin e Presidentit të Ri.

Për këtë arsye, në orën 14:00 grupi i PD do të mblidhet sërish për të diskutuar mbi propozimet e deputetëve, të cilëve Enkelejd Alibeaj i ka lënë afat të fundit mbrëmjen e së dielës për të dërguar me shkrim kriteret që duhet të plotësojë zëvendësuesi i Ilir Metës.

“Secili anëtar i grupit mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces. Me pas kryetari i grupit do te bëjë përmbledhjen e qëndrimeve dhe dokumenti do të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Grupit Parlamentar.”- tha Alibeaj.

Por pavarësisht se ende nuk janë unifikuar në një qëndrim, shumica e deputetëve janë kundër bojkotit të procesit.

Më mbledhjen e shkuar të grupit parlamentar, deputetë Lefter Gështenja, Kreshnik Çollaku, Saimir Korreshi e Ferdinand Xhaferraj deklaruan se PD duhet të ulet në negociata dhe duhet të ketë emra të propozuar prej saj për kreun e ri të shtetit.

Nga ana tjetër, Komisioni i Rithemelimit mohon kategorikisht uljen me socialistët në tryezë për presidentin, ndërsa të premten ata miratuan edhe një rezolutë që ndalon marrjen pjesë të opozitës në proces, në rast se emri nuk propozohet prej saj.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?