Komentet më të shumta nga kritika për përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovision shkuan për këngëtaren Rona Nishliu e cila u cilësua si një zë i fuqishëm që pretendoi me cdo kusht për ta fituar këtë kompeticion dhe që në 2013 ajo ta dërgonte këtë eveniment në vendin e saj me te gjithë forcën e zërit të saj. Ajo që u komentua më së shumti nga kritika europiane për Ronën ishte look-u i saj i veçantë. Zërat e kritikës u shprehën se, këngëtarja shqiptare dukej si mbretëresha e alienëve ndërsa zëri i saj sikur vinte nga një tjetër epokë por që mbarte të gjitha esencat e nevojshme artistike.
(sç/shqiptarja.com)
