Kritika e parë për buxhetin, Fino:
Rishikim fondeve për pushtetin lokal

Kritika e parë për buxhetin, Fino:<br />Rishikim fondeve për pushtetin lokal
TIRANE- Kritika e parë për projektbuxhetin e vitit 2015 vjen nga salla e Komisionit të Ligjeve teksa deputeti socialist Bashkim Fino shprehet se fondet për pushtetin vendor parashikohen të ulen kudo, duke vënë në rrezik autonominë e pushtetit vendor.

“Si ishte autonomia financiare, pra për çfarë shume pushteti vendor vendos për destinacionin kam një pyetje, përjashto që jeni treguar në një farë mënyre edhe servil me kryetarin e opozitës edhe mirë keni bërë që e keni lënë të iktë në shumë. Më lejoni të them që Durrësi për shembull në 2014 e ka pasur 437.906 sot ju propozoni 428.
Elbasani për shembull e ka 370.370 ju propozoni të marri 340 nga 370, prapë me ulje. Pushteti lokal duhet të marrë pavarësi të plotë, në të gjitha drejtimet dhe natyrisht që pavarësia financiare është një nga elementët më thelbësorë por të gjitha gjërat janë në një programim afatmesëm që gjykojmë ta realizojmë”, tha Fino.
 
Deputeti socialist shtoi se projektbuxheti 2015 heq shuma të mëdha parash që vinin në formën e granteve për vendorët, duke ja lënë në dorë pushtetit qendror zgjedhjen se ku këto të fundit do të rialokohen, pas zbatimit të reformës territoriale.

“Të heqësh 1. 2 miliardë lekë nga granti i kushtëzuar, kuptohet që po e hoqe duhet t'ia japësh një sektori tjetër, por ju keni menduar dhe keni thënë që jo nuk e jap, do ta ruaj këtë për reformën administrativo territoriale, mua më duket një artificë e gjetur kjo, është fare e kotë sepse të jap në dorë unë ty 1.2 mld për ndarjen e bashkive dhe ti nesër, më fal nuk dua të të paragjykoj, po e quaj unë veten ministër i Financave, të bëj ndere se kujt duhet t’i jap 1.2 mld lekë. Mua më duket jokorrekte”, tha Fino.
 
Një tjetër pikë e nxehtë ka qenë ajo e shtimit të vendeve të punës, kryesisht në ministri e qeveri vitin tjetër, ndërsa në pushtetin vendor parashikohen shkurtime. Fino ka kërkuar nga Ministri i Financave Shkëlqim Cani që të rishikohen mirë mundësitë e shtimit të numrit të punonjësve.

“Sot më ka ardhur një evidencë nga ju ku më thuhet që numri i punonjësve për vitin 2015 do të jetë 88 mijë e 772, i bie rreth 2 mijë e 672 punonjës që shtohen sivjet në buxhetin e shtetit”, tha Fino.
 
 
Ndërsa ministri Cani iu përgjigj: “Kryesisht këta janë ekspertë ose më shumë akoma ekspertë terreni, në mënyrë që të japim përgjigje, disa nga objektivat madhore për të reformuar, jo vetëm administratën, por dhe në tërësi ekonominë shqiptare”
 
Diskutimi u vendos që të zhvendoset në ditët në vijim, ku dhe Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë projektbuxhetin 2015 më imtësisht.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)