Kritika letrare e 1879/ Emile Zola për Victor Hugo-në: Sa më madhështor bëhet, aq më të zbrazët bëhen rreshtat e tij

Kritika letrare e 1879/ Emile Zola për Victor Hugo-në: Sa më madhështor bëhet, aq më të zbrazët bëhen rreshtat e tij

Shkrimtari dhe gazetari Emile Zola (1840 – 1902)

“Mémorial de la Loire et de la Haute-Loire” ka botuar, të shtunën e 5 prillit 1879, në faqen n°2, kritikën letrare të Emile Zola për Victor Hugo-në, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Gazetat dhe Revistat

Z. Zola publikon te “Voltaire” shkrime mbi kritikën letrare.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: Bibliothèque nationale de France

Shkrimi i tij i fundit është për Victor Hugo-në. Ja një tablo e mjedisit në të cilin jeton Z. Hugo:

Duhet të njohësh oborrin e vogël në të cilin jeton sot Victor Hugo. Edhe më rrespektueshjma prej kritikave nuk tolerohet. Kur mjeshtri (zoti) lëshon një fjalë, fjala konsiderohet kryevepër. Mbetemi në gjendje akute të një ekstaze të admirueshme. Superlativat mungojnë, sepse kanë shndërruar në diçka banale fjalët lavdëruese më energjike. Jemi të vërenjtur kur përdorim : i jashtëzakonshëm, kolosal, mbinjerëzor, titanik, marramendës, mbizotërues. Besnikëve u kanë mbaruar fjalët dhe tani gjenden duke shpikur fjali të tëra. Ata luftojnë se kush gjen më parë shprehjen e devotshme më të papritur. Kjo është e trishtueshme.

Gjithmonë e kemi ushqyer Victor Hugo-në me lavdëresën më vulgare; por kurrë, besoj, lavdëruesit nuk kanë rënë në duar aq të padenja. Shpesh kam pyetur veten se cilat kristalizime të krenarisë mund të jenë formuar pak e nga pak në kafkën e poetit. Konsideroni që këtë idhujtari për talentin dhe personin e tij e ka marrë që fëmijë dhe është rritur në të njëjtën kohë me të.

Ia kanë përsëritur në të gjitha tonet (tingujt) se ai ishte maja e shekullit, inteligjenca e vetë kohës, mbreti, zoti. Ai ëndërron të jetë zoti ynë, të bëhet perandori i botës, dhe kjo në vetvete nuk do të ishte aspak e çuditshme. Admirimi, me një dozë të tillë, bëhet shëndetlig.

Prova më e mirë se ai e ka trurin me të vërtetë të fuqishëm është se ende nuk është çmendur plotësisht, për t’i thënë vetes, që prej gjashtëdhjetë vitesh tashmë, sa herë që bie zilja e orës : “Ju jeni i bukur, ju jeni i shkëlqyeshëm, ju jeni sublim.” Ai nuk ecën më mbi tokë, adhuruesit e oborrit të tij e mbajnë lart atë. Ka në derën e tij oborrtarë (përfitues), ashtu si në portën e mbretërve, të cilët ndalojnë hyrjen e të vërtetave.

Dua të jem i respektueshëm ndërsa them disa nga këto të vërteta. Nuk mund ta imagjinoni se si është sot oborri i Victor Hugo, në apartamentin e vogël që ai banon në rrugën Clichy. Nuk po flas për politikanët që e vizitojnë atë, ose për ata pak shkrimtarë me merita të mëdha, që u bënë të njohur të nesërmen e 1831 dhe kanë mbetur nën sharmin e fuqishëm të lëvizjes së asaj kohe; këta kanë një fe që kanë të drejtë ta ruajnë. Unë po flas për gjeneratën e re, të rinj midis moshës tridhjetë e tridhjetë e pesë vjeçare, shkrimtarë që janë rritur vitet e fundit. Ja pra ! Victor Hugo ka mundur të mbledhë rreth tij, që nga kthimi prej mërgimi, vetëm shkrimtarë pa të ardhme, fillestarë që bëjnë gazetari, romancierë mediokër, poetë tashmë të lodhur duke imituar të gjithë pararendësit e tyre. Kjo është ajo që duhet thënë. E nesërmja nuk përfaqësohet aspak këtu nga një njeri i vetëm me talent, temperament dhe energji. Thjeshtë njerëz kokëboshë, thjeshtë të shquar të panjohur.

Z. Zola shpjegon më pas se z. Hugo u zhvillua normalisht në... subliminalen:

Do të ishte shumë e lehtë të vërtetohej se, duke pasur parasysh veprat e para të Victor Hugo, ai do të përfundonte në mënyrë fatale në veprat e pleqërisë së tij. Unë nuk do të them se ai është rritur apo zvogëluar; Do të them që ai ka përfunduar evolucionin e tij, sipas disa ligjeve fatale. Po, ai duhej të arrinte, për nga natyra e temperamentit të tij, tek ky qëndrim prej profeti që ai mbajti; ai do të bëhej gjithnjë e më shumë skllav i formulës romantike; atij i mjaftonte të zgjasë kyçin e këmbëve dhe të shtojë tre rreshta për kënaqësinë e vetme për të justifikuar një rimë të pasur (cilësore); ai duhej të futej çdo ditë e më shumë në sublimen, të ekzagjeronte shqetësimin e tij dhe fantazinë (marramendjen) e tij vizionare; ai duhej të arrinte të fliste me Zotin, të gjykonte shekujt ashtu si Perëndia, duke vendosur të mirët në të djathtën e tij dhe të pabesët në të majtë të tij; ai duhej të zotëronte gjuhën, deri në atë pikë sa ta trajtojë atë si një pushtues, i cili nuk ka më respektin e fjalive dhe që i torturon ato për fantazitë e tij; më në fund, ai duhej të besonte se një fjalë e tij vlente sa një botë dhe se i mjaftonte që ai të hidhte gjërat më të parëndësishme, në mënyrë që ato të merrnin po kaq shpejt një rëndësi ekstra-njerëzore.

Sot, ai është në këtë situatë. Ai predikon. Kur flet për një fëmijë të vogël, ai beson se yjet po e dëgjojnë. Dhe më e keqja është se, sa më madhështor  bëhet, aq më të zbrazët bëhen rreshtat e tij. Unë e kam quajtur një vizionar. Kjo fjalë e gjykon (i përshtatet). Ai e përshkoi epokën tonë pa e parë atë, me sytë e fiksuar në ëndrrat e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • rezi: 06/06/2020 10:00

    Sjellje të tilla në shqip na ndihmojnë të kuptojmë se edhe në atë kohë kishte egoizëm midis autorëve të letrave, ndërsa Zolá përfaqson natyralizmin, Hugo ishte romantik dhe përshkruante realitetin duke e parë nga afër atë. Atëherë nuk kishte FB për të komentuar siç bëhte sot, por kritika ka ekzistuar dhe bëhej në shtypin e kohës. Ka plot shkrimtarë që edhe pse janë detyruar të emigrojnë, kanë shkruar shumë bukur për jetën në vëndlindje. Më pëlqejnë të dy, por më për zemër kam Viktor Hugon. Fjala, e thëna fluturaon, e shkruara qëndron. Rëndësi ka që na kanë lënë vepra të bukura, se si janë sjellë ndaj njëri tjetrit, vjen në plan të dytë.

    Përgjigju
    • Selim: 06/06/2020 12:05

      Gjithe ky shkrim eshte homazhi me i bukur qe mund ti behej Viktor Hygo. Gjithcka ka kontekst dhe eshte mbushur me respekt. Nje biograf i Shekspirit e mbyll librin me frazen : Shekspiri ishte nje njeri i zakonshem, bile i nenzakonshem. Talentin ai e kishte ashtu sikunder gungaci ka gungen e tij. Ishte i "denuar" ta mbante deri ne varr.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Media: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës

Media: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës