Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka marrë kritika të shumta pasi puthi një punonjëse filipinase gjatë një eventi live.
Duterte ishte duke folur përpara një turme njerëzish në Korenë e Jugut, kur ai thirri dy vajza në skenë dhe njërën prej tyre e bindi atë që ta puthte.
Të pranishmit në skenë u entuziasmuan duke duartrokitur, kryesisht punëtorët filipinas.
Veprimi i Presidentit filipinas u konsiderua si një “shfaqje e shëmtuar e një presidenti paragjykues ndaj grave”.
Nuk është hera e parë që Duterte është akuzuar për sjellje të papërshtatshme ndaj grave.