Kritikat e PD, Basha u shmanget
me akuzat ndaj ‘Kartelit të Drogës’

Kritikat e PD, Basha u shmanget<br />me akuzat ndaj ‘Kartelit të Drogës’
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit, e cila u karakterizua nga debate të forta, pasi disa nga deputetët e akuzuan si fajtor për humbjen në Dibër.
 
Basha në deklaratë shmangi pyetjet dhe kërkesën e grupit për llogaridhënie për humbjen në Dibër duke u zhvendosur te akuzat ndaj kundërshtarit për blerje të votave përmes kartelit të drogës.
 
'Ishte një mbledhje e gjatë me shumë e dobishme e grupit të PD që në qendër pati ngjarjen kryesore, zgjedhjet në Dibër dhe domethënien për të ardhmen e zgjedhjeve dhe demokracisë.
 
Konkluzioni i grupit në raport me atë çka duhet të bëjmë është se aleanca e politikës me krimin dhe në veçanti bashkëpunimi i kartelit të drogës me Ramën mohuan mundësinë për zgjedhje të lira, shkatërruan procesin.
 
Ky është një problem për Shqipërinë, jo vetëm për PD. Grupi tregoi vendosmëri të plotë për një konkluzion për të bërë gjitha për të këputur hallkat e krimit me politikën.
 
Karteli i drogës ka mbuluar Shqipërinë. Shpreh bindjen se aksioni që do të vendosim
" deklaroi ai Basha pas mbledhjes së grupit.
 
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u shoqërua me debate të forta. Shkak është bërë humbja e thellë e opozitës në bashkinë e Dibrës.
 
Deputeti Eduard Selami ka kërkuar shpjegime nga Lulzim Basha, se pse ai mori si aleatë në këto zgjedhje, kundërshtarët e ish-kryetarit të PD, Sali Berisha.



d.b/shqiptarja.com



 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron