Kritikat e Ramës, koordinatori për Zgjerimin në PE: Shqipëria të plotësojë kushtet për anëtarësim! Meta: Qeveria injoroi plotësimin e tyre

Kritikat e Ramës, koordinatori për Zgjerimin në PE: Shqipëria të plotësojë kushtet për anëtarësim! Meta: Qeveria injoroi plotësimin e tyre

Michael Gahler

Pas kritikave të Kryeministrit Rama ndaj Bashkimit Evropian, përmes një postimi në rrjetet sociale Koordinatori për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, i cili është deputet i PPE, partive aleate te Partisë Demokratike, Michael Gahler ka shkruar se Shqipëria ka ende kushte për të përmbushur për nisjen e negociatave. Ai apelon qeverinë që të plotësojë e jo të mohojë kushtet.

"Kur bëhet fjalë për kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë përpara fillimit të negociatave të pranimit, miqtë e një Shqipërie evropiane nuk duhet të irritohen shumë dhe për kohë të gjatë nga ata që kanë për detyrë t’i përmbushin! Dmth nga qeveria!

Konkluzionet e Këshillit Evropian janë të ditura, rekomandimet e Komisionit të Venecias janë të ditura, teksti dhe fryma e marrëveshjes së 5 qershorit është e ditur!

Kjo e fundit është shkelur, ndërkohë që nuk ka progres në shumë kushte

-Ligji për median nuk është përmirësuar;

-zyrtarë të përfshirë në manipulimin e votave i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-gjithashtu  zyrtarë të lartë të qeverisë e ish magjistratë të gjyqësorit të përfshirë në korrupsion i kanë shpëtuar ndjekjes penale;

-pastrimi i parave mbetet një shqetësim i paadresuar, nisur edhe nga skandali i fundit;

-kushtetueshmëria e zgjedhjeve lokale të 2019 ende nuk është sqaruar;

-ngritja e institucioneve të reja të gjyqësorit është e ngadaltë;

Qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar këto kushte apo duke përgojuar BE për ndihmën e saj ose duke bërë marrëveshje me palë të treta në shkelje të ligjit evropian. Këto janë çështjet që kam ngritur në forume  evropiane e do të vazhdoj të ngre për hir të besueshmërisë së vendit dhe  të ecurisë së shpejtë drejt anëtarësimit", ka shkruar ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:23
Meta në mbështetje të PPE, partive aleate të Bashës: Qeveria injoroi kushtet e integrimit, më 25 prill vjen ndryshimi

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krahë deklaratave të Koordinatorit për Politikën e Jashtme dhe Zgjerimin në Parlamentin Europian, Michael Gahler, i cili tha më herët se Qeveria në Tiranë duhet të plotësojë kushtet për integrimin dhe jo t'i mohojë ata. Meta tha se përgjatë kësaj kohe qeveria i ka injoruar këto kushte por që më 25 prill do të vijë fundi i kësaj dhe se vendi do të fokusohet me energji të reja drejt hapave që të çojnë në BE.

"E përshëndes vëmendjen e pandërprerë të Partive Popullore Europiane dhe thirrjet e përsëritura të miqve të sinqertë europianë, të cilët mezi presin çeljen e negociatave për Shqipërinë. I garantoj se mbi 99% e popullit shqiptar, mezi e pret hapjen e negociatave dhe se zgjedhjet e 25 prillit 2021 do t'i japin fund injorimit të kushteve dhe plotësimit të standardeve për integrimin, duke e rivendosur vendin, plot energji të reja, drejt Bashkimit Europian", shkruna Meta.

Gjatë ditës së sotme eurodeputeti Michael Gahler, pjesë e PPE, partisë aleate të Lulzim Bashës tha se qeveria në Tiranë nuk duhet të provokojë miqtë e Shqipërisë evropiane, qoftë duke mohuar kushtet e integrimit apo duke përgojuar BE, por të fokusohet në plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave për integrim.

K.T./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trimi: 30/01/2021 12:16

    Shame on you! Prandaj u bë Brexit për shkak të politikanëve dështak si ky zotria që marrka dhe guximin kur gënjen dhe premton BE një ëndërr fatkeqsisht e venitur. Tashmë është fakt që ju qëllimisht i lat jasht vëndet e Ballkanit jo vetëm nga agjenta juaj politike por edhe shëndetsore.

    Përgjigju
  • Cubel breca: 29/01/2021 19:33

    Kush ja var ca thot kokrra delenxhiut. Keta jan gati ta shesim veten e vetem ketyre tu shkoj uji ne hullin e tyre. Europa me shqiperaret tall bythen. Ka 30 vjet qe vendosin kushte.

    Përgjigju
  • O tej: 29/01/2021 19:27

    O Met hajduti me 25 prill vjen ndryshimi ne dore tuaj ky timi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja