Kritikat e Tom Doshit, burime për
A1 Report: PS s'merr masa ndaj tij
EDITORIAL mbi kërcënimin e Doshit

Kritikat e Tom Doshit, burime për<br />A1 Report: PS s'merr masa ndaj tij<br />EDITORIAL mbi kërcënimin e Doshit
TIRANE -  Burime brenda Partisë Socialiste bëjnë me dije për A1 Report se Grupi Parlamentar i PS nuk do të marrë asnjë masë ndaj deputetit Tom Dosha, i cili një ditë më parë bëri kritika të ashpra ndaj mazhorancos dhe deklaroi të një lufte të hapur me kryeministrit Rama.
 
Ndërkohë që ditën e sotme, Tom Doshi, përmes në një postim në rrjetin social Facebook ka ulur tonet. Doshi shkruan se kritikat e forta që i bëri qeverisë lidhen vetëm me premtimet e bëra ndaj bashkëqytetarëve të tij, duke theksuar se pas tyre nuk ka asgjë personale.

Statusi i deputetit Tom Doshi në Facebook
Të nderuar bashkëqytetare, e shikoj të arsyeshme që përballe jush të komentoj reagimin tem karshi kryeministrit dhe qeverisë. Unë jam deputet i kuvendit por mbi të gjitha jam përfaqësues i bashkëqytetarëve të mi. Premtimet e dhëna janë detyra jonë për tu mbajt dhe unë bëj pjesë në grupin e politikanëve që premtimet i japin sepse në qeverisje duan t’i shikojnë të realizuara. Nuk ndaj asnjë interes personal për reagimin sepse të gjithë e dinë që anën personale unë e kam pas të mirëmenaxhuar përpara se të bëhesha pjesë e politikës. Unë kam nevojë që t’ju shikoj drejt në sy ju që më besuat dhe ndaj jam i gatshëm gjithmonë që të reagoj. Me shumë respekt dhe mirënjohje Tom Doshi

Redaksia Online

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk