Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, në Gjirokastër, Tritan Shehu thotë se në këtë qytet të gjithë luftuan për votën e PD-së dhe kjo gjë solli një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor. Duke ju përgjigjur, kritikave të anëtarit të Këshillit të PD-së, një ditë më parë në studion e Report Tv, Roland Bejkos, i cili tha se dega në Gjirokastër bënte fushatë për të parin e listës, Shehu tha këto kritika nuk i shërbejnë Partisë Demokratike. Madje ai e këshilloi që të jetë më i kujdesshëm në prononcime. Shehu pranoi se me aleatët nuk funksionoi bashkëpunimi, ndërkohë që shtoi se fakti që nuk ishin në një listë të përbashkët me LSI-në bëri që të humbnin shumë vota në atë qark.
‘Nuk merrem me individë. Nuk i shërbejnë PD-së këto reagime, i këshilloj të jenë më të kujdeshëm dhe më të qetë në të tilla prononcime. Nuk i shërbejnë as analizës së PD-së. Në Gjirokastër të gjithë luftuan për votën për PD ishin të gjithë të motivuar për votën e PD dhe solli që të dilnim në një rezultat nga më të mirët në procesin zgjedhor.
Nuk funksionoi realizimi i aleatëve tanë për mënyrën e bashkëpunimit me ne. Me gjithë kërkesat tonë të vazhdueshme, me gjithë këmbnguljen tonë për të qenë në një listë me ne gjë që bëri të humbinim mbi 10 mijë vota, pasi nuk ishim në një listë me LSI.’- tha Shehu.
Tritan Shehu, tha po ashtu Kongresi Kombëtar që u zhvillua nga PD, transmetoi një frymë të hapur demokratike. Në një intervistë për Report Tv, Shehu tha se largimi i kritikëve ka ardhur nga vota e anëtarëve dhe se ato nuk arritën që të zgjidheshin.
‘Kongresi transmetoi një frymë të hapur një frymë demkoratike. Pati edhe kritika, ato që kritikuan më ashpër janë të zgjedhur, janë edhe deputet. Votimi ishte i fshehtë i lirë dhe demokratik. Nuk arriti që të zgjidhej dikush, më vjen keq por këto janë rezultat që dolën. Lista është e gjatë, zgjodhën anëtarët. Nuk mund të jenë të gjithë në Këshill Kombëtar.’- tha Shehu.