Kritikat për mosreagimin për rritjen e çmimit të naftës Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: S'përcaktojmë çmime! Kemi nisur monitorimin e tregut, gjoba abuzuesve

Kritikat për mosreagimin për rritjen e çmimit të naftës Kreu i Autoritetit të Konkurrencës: S'përcaktojmë çmime! Kemi nisur monitorimin e tregut, gjoba abuzuesve

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba i është përgjigjur kritikave për rritjen e çmimit të naftës.

Me një postim në Facebook, Biba shkruan se nuk është autoriteti i Konkurrencës ai që përcakton çmimet në treg dhe se është gabim që t'i kërkohet këtij autoriteti llogari në lidhje me çmimin e lartë të naftës në vend.

Biba theksoi se kanë nisur një monitorim të tregut dhe se maksimumi që mund të bëjë Autoriteti i Konkurrencës është t'i vendosë gjoba abuzuesve.

“Unë e di që ata që kanë mend e dinë të vërtetën, thjesht një pjesë e bashkëqytetarëve janë të tronditur që në këtë vend nuk ka një autoritet apo komision (apo gjej një emër) për “mbrojtjen e konsumatorit” dhe kërkojnë gabimisht nga Autoriteti i Konkurrencës atë që duhet t’ia kërkojnë institucioneve të tjera publike… Shumica absolute e autoriteteve të konkurrencës në botë nuk kanë as hapësirën ligjore, por as burimet njerëzore, ekspertizën përkatëse dhe informacionin e përditshëm e të gjithanshëm për të qenë edhe autoritet për rregullimin e çmimeve apo te mbrojtjes se konsumatorit. Çfarë mbetet të bëjnë autoritetet e konkurrencës në pamundësi për të rregulluar ne çdo rast çmimet e padrejta, është transparenca me publikun, gjë për të cilën Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës është plotësisht i përkushtuar. Ne, më së paku do të bëjmë publike të gjitha gjetjet tona në përfundim të hetimit që kemi nisur, dhe më së shumti, do të ndëshkojmë përmes gjobave çdo abuzues të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, nëse provohet shtrembërim i konkurrencës”, shkruan Denar Biba.

Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, çmimi i naftës ka arritur në nivele rekord në vend, gjë që ngjalli protesta në të gjithë vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 11/03/2022 21:28

    Ky Biba duhet shkarkuar i pari se te gjith e marin rrogen kot....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi