Portreti i parë dhe zyrtar i dukeshës së Kembrixhit në Britaninë e Madhe, u zbulua në Galerinë Kombëtare të Portreteve në Londër.
Portreti i saj është pikturuar nga artisti Paul Emsley i cili është përzgjedhur nga vetë Dukesha. Princesha së bashku me bashkëshortin e saj Princ William zhvilluan një vizitë private në Gallerinë Kombëtare duke parë nga afër portretin dhe u shprehën se ishin "shumë të kënaqur" me rezultatin e punës të Emsleyit.
Ndërsa reagimi i publikut ishte më pak pozitiv, ku në shumë rrjete sociale dhe faqet e internetit të gazetave nuk munguan komentet e shumta ndaj realizmit të pikturës. Kritikët u shprehen se “kjo s’ka asgjë të përbashkët me Kate në jetën reale” pasi ajo është portretizuar me një buzësheqje të zbehtë, flokë me ngjyrë bakri dhe shumë hije poshtë syve, që e bën atë të duket më e madhe në moshë.
Portretet zyrtare janë një traditë shekullore e pallatit mbretëror anglez dhe 31 vjeçarja është gruaja më e fotografuar në botë.

(Në foto portreti i Kate Middleton)
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com