Një deputete kurdo-gjermane është ndaluar për orë të tëra në aeroportin e Antalias, më 3 gusht të këtij viti, pasi një urdhër arresti ishte lëshuar për të nga autoritetet turke, të cilat akuzonin 40-vjeçaren për propagandë, lidhur me disa kritika ndaj qeverisë së Ergogan për një luftën brutale sipas saj ndaj popullsisë krude.

Goekay Akbulut, deputete e bastionit të majtë në Gjermani dhe anëtare e Bundestagut, kohë më parë ka kritikuar qeverinë turke, të cilën e akuzoi se po zhvillonte një luftë brutale kundër popullsisë kurde brenda dhe jashtë kufijve të saj.

Akbulut, një shtetase gjermane me origjinë kurde, u lirua menjëherë pas kontaktit me Ministrinë e Jashtme Gjermane, ndërsa ende nuk është e qartë se përse autoritetet turke e ndaluan dhe se cilave postime në mediat sociale shkkatuan urdhër-arrestin.

“Do të udhëtoj sërish për në Turqi në tetor si pjesë e udhëtimit të delegacionit të Grupit Parlamentar Gjermano-Turk dhe, si gjithmonë, nuk do t’i thyej fjalët e mia: #FreeThemAll”, tha deputetja në një postim në platformën e mediave sociale të dielën.

Gjermania është shtëpia e komunitetit më të madh të diasporës turke në botë, por marrëdhëniet midis Berlinit dhe Ankarasë janë tensionuar vitet e fundit nga kritikat gjermane për Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili akuzohet pwr shtypje tw kundërshtarëve të tij, pas një grushti shteti në vitin 2016.