TIRANË - Një film që ishte ndër më të mirët në mesin e filmave të shkurtër të nominuar nga “Academy Awards” e që duhet të kthehet në shtëpi me një trofe “Oscar”. Kështu e ka vlerësuar filmin “Shok” të Kosovës një nga kritikët më të njohur amerikan në industrinë e kinematografisë. Në një artikull të publikuar në “Examiner.com” – versioni online i rrjetit të “The Journal” – kritiku Ty Bru e vlerëson filmin me regji e skenar të Jamie Donoughue të nominuar në kategorinë “Best Live Action Short Film”, si një prej filmave më real që ka parë deri më tani.