SIRI - OKB-ja ka deklaruar se një milion sirian janë të pafuqishëm dhe të uritur për shkak të konfliktit civil në vend që prej kryengritjes kundër regjimit sirian në mars të 2011-s.

Programi Botëror i Ushqimit thotë se është duke ndihmuar 1.5 milionë sirianë, por e ka të vështirë të përdorë portin e Tartusit për të ofruar ushqim për njerëzit në nevojë.

Rebelët kanë fituar kontrollin e rezervave ushqimore në muajit e fundit në pjesën veriore të Sirisë. Situata gjithnjë e më rrezikshme solli që Organizata të tërhiqte personelin e saj nga zyrat e saj në Homs, Aleppo dhe Qamisly.

Organizata e OKB-së ka shprehur shqetësimin e thellë se rreth 4 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma humanitare dhe se uria mund të përhapet edhe më tepër.

Fillimi i këtij dimri të dytë që nga koha kur sirianët u ngritën kundër qeverisë së tyre para 22 muajsh, është duke sjellë probleme serioze për njerëzit, tashmë të shkatërruar nga dhuna dhe lufta.

Uria, të ftohtit dhe sëmundjet janë sfida të mëdha në betejën ditore për jetë në Siri.

Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)