ATHINE - Shteti grek ka bërë gati një listë prej 40 ishujsh të pabanuara të cilat do të jepen me qera për një periudhë që shkon nga 30 deri në 50 vjet. Klientët mund të jenë si persona privatë ashtu edhe kompani. Lajmi është bërë i ditur në një intervistë për agjencinë Bloomberg nga drejtori ekzekutiv i Entit grek për privatizimin e pronave shtetërore (Taiped), Andreas Taprantzis.

Listë përfshin ishuj të një sipërfaqeje që shkon nga 500 mijë deri në 3 milionë metra katrorë, që mund vlerësohen si lokalitete turistike të nivelit të lartë. Me këto privatizime synohet të rikuperohen 19 miliardë Euro brenda vitit 2015 dhe 50 miliardë brenda vitit 2020.

Por deri tani Taiped ka rikuperuar vetëm 1.8 miliardë duke ngritur kështu jo pak mëdyshje mbi aftësitë e saj reale. “Kemi zgjedhur - ka thënë Taprantzis - disa lokalitete që gjendet pranë kontinentit e që kanë infrastruktura por që njëkohësisht nuk përbëjnë asnjë problem për sigurinë kombëtare”.

Shitja e ishujve, sipas përgjegjësit të Taiped, është përjashtuar pikë së pari sepse Shteti nuk do të kishte fituar më shumë dhe se përmes qeradhënies Greqia do të përfitojë më shumë investime.

(im/shqiptarja.com)