Bashkimi Europian dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje sa i përket emigrantëve. Gati 600.000 emigrantë kanë arritur në vendet e BE këtë vit nga deti, e shumë prej tyre udhëtojnë nga Turqia. Gjatë takimit në Bruksel liderët ranë dakord për bashkëpunim me Turqinë për të frenuar fluksin e emigrantëve.
Në samit është rënë dakord për shpejtimin e liberalizimit të vizave për Turqinë si dhe hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit për Turqinë në BE. Turqia kërkoi gjithashtu nga BE-ja 3 miliardë euro ndihmë ndërsa për këtë kancelarja gjermane Merkel tha se shtetet e BE-së janë duke e shqyrtuar.
Presidenti i Komisionit Evropian tha se bisedimet mbi shumën e parave që do t’i jepen Ankarasë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ndërsa gjatë fundjavës Merkel do të udhëtojë në Turqi.
“Ka ende shumë detaje për të diskutuar, por nuk mund të themi nuk kemi arritur asgjë”, -deklaroi kancelarja gjermane.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com