Kriza, Benitez në mbrojtje: Ka një
fushatë kundër Realit të Madridit

Kriza, Benitez në mbrojtje: Ka një<br />fushatë kundër Realit të Madridit
Para ndeshjes së fundit në kampionat për këtë vit, trajneri i Realit të Madridit mbrohet për sulmet e fundit duke u shprehur se ka një fushatë kundër presidentit Perez, tij dhe ekipit në drejtim të gjithçkaje për ta njollosur.
 
“Ka nisur një fushatë kundër Realit të Madridit, Perezit dhe ndaj meje. Gjithçka që po ndodh këtu është e manipuluar. Erdha në një klub ku gjithçka rrezatonte magji.

Kam 30 vjet në këtë profesion me mbi 1400 ndeshje në stol dhe mendoj se jam njeriu i duhur për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate”u shpreh ai.

Përsa i përket atmosferës brenda ekipit 10 herë kampion në Europë, Benitez e pranon që jo gjithçka shkon vaj, pasi ka edhe probleme.

“Disa lojtarë janë më të lumtur se pjesa tjetër por kjo ndodh në çdo skuadër. Nuk mund të humbas më kohë me gjëra të tilla. Tani më duhet të marr maksimumin nga çdo lojtar”përfundoi ai.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore