Në krahasim me vitet e shkuara numri i atyrë të cilët vijnë për të blerë në prag të dasmave të tyre ka rënë ndjeshëm.
Edhe pse dëshira e vajzave greke ndaj fustaneve të nuseve në Turqi vazhdon të jetë e madhe, pamundësia ekonomike për shkak të krizëz financiare në Greqi i pengon ata të blejnë fustanin e ëndërrave të tyre. Për shkak të pamundësisë për ti blerë, vajzat greke kërkojnë ti marrin me qera këto fustane por pas përgjigjes negative të tregtarëve turq kthehen duar bosh në vendin e tyre.
Një nga tregtarët e fustaneve të nusërisë dhe pajave të nuseve, Ahmet Moranli thotë për AA se kërkesat dhe dëshira për të blerë një fustan nuserie nga Turqia të vajzave greke vazhdon të jetë e lartë por për shkak të krizës në vendin e tyre mjaftohen me një shikim.
Në të shkuarën kemi veshur shumë vajza greke me fustane nusërie, thotë Moranli, dhe në vazhdim shprehet: "Iu shisnim shumë fustane të bukura nusërie vajzave greke rreth 3 - 4 vite më parë, por për shkak të krizës në vendin e tyre aktualisht pothaujse nuk i shohim fare në këto anë. Edhe ata që vijnë tani vetëm shikojnë dhe marrin gjëra të lira për pajën e tyre".
Vajzat greke pëlqejnë shumë fustanet e nusërisë të cilat janë me dantele dhe të zbukuruara me gurë të çmuar thotë Moranlı dhe shton më tej se aktualisht ka më shumë kërkesa për ti marrë me qera këto fustane sesa ti blejnë ato, por për shkak se tregtarët nuk i japin ato në këtë mënyrë shumica e tyre kthehen me duar bosh në vendin e tyre.
"Mjaftohemi me shikimin"
Nicola Tzorta e cila ka ardhur nga Athina në Edirne për të blerë një fustan nuserie thotë se janë shumë të bukura dhe shton se zakonisht parapëlqen ato me dantele dhe të zbukuruara me gurë, por: "Vijmë sa për të parë pasi nuk mund të marrim më fustan nusërie nga Turqia", shton ajo.
Shumë shoqe më parë vinin shpesh këtu dhe blin shumë fustane dhe pajë, thotë Tzorta dhe thotë më tej se siç dihet edhe vajzat të cilat përgatiten për dasëm janë ndikuar nga kriza ekonomike në Greqi.
Tzorta thotë gjithashtu se fustanet e nusërisë janë më të bukura dhe më cilësore në Turqi për këtë arsye ato tërheqin shumë vajza greke.
"Tregtarët këtu nuk i japin fustanet me qera", thotë Tzorta dhe më tej në fjalën e saj thotë se shumë vajza si ajo kthehen pa blerë gjë nga Turqia.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)