Kriza e çmimeve, po jep efekt të menjëhershëm në xhepin e konsumatorëve. Pas rekordit që arritën kursimet e qytetarëve në vitin e kaluar, këtë vit ka nisur rënia e tyre. Banka e Shqipërisë raporton se prej dy muajsh depozitat e qytetarëve dhe të bizneseve janë në rënie, duke reflektuar kështu ndikimin e rritjes së çmimeve.
Sipas të dhënave stoku i depozitave në mars zbriti në 1 trilionë e 227 miliardë lekë (10.1 mld euro), duke pësuar një rënie prej 7.1 miliardë lekësh (59.5 mln euro), në raport me janarin e këtij viti kur kiza e çmimeve ende nuk kishte nisur plotësisht.
Ulja e kursimeve që kanë qytetarët nëpër banka vjen në një kohë kur çmimet kanë arritur në nivele historike, të ndikuara edhe nga goditja që kanë marrë tregjet ndërkombëtare si pasojë e luftës në Ukrainë.
Për shkak të inflacionit të lartë, dhe shtrenjtimit të kostove të jetesës qytetarët kanë nisur të tërheqin kursimet e tyre, për të përballuar çmimet.
Tendenca për të kursyer që rriti edhe nivelin e depozitave nisi me fillim e pandemisë që në vitin 2020 për shkak të pasigurisë së lartë që shkaktoi virusi, ku qytetarët të frikësuar për të ardhmen vendosën të kursenin duke mbyllur paratë nëpër banka.
Vetëm në vitin e kaluar sipas Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, kursimet e shqiptarëve u rritën me 11.4% në raport me vitin 2020.
DEPOZITAT NË BANKA
Janar 2022 1.234 mld lekë
Mars 2022 1.227 mld lekë
Diferenca -7.1 mld lekë
SI.E./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 918
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Më pak interesa, më pak 'borxhe'! Kreditë me probleme bien në nivelin më të ulët historik (VIDEO)
10 Mars, 16:13
-
Plani i Rritjes shkon në Kuvend! Depozitohet marrëveshja me BE për reformat, 657 mln euro kredi, 265 mln euro grante (DOKUMENTI)
5 Mars, 22:58
-
Fatos Çoçoli: Pse shtohen eksportet bujqësore?
5 Mars, 19:55
-
Raporti i BSH/ S’ka punonjës, turizmi e ndërtimi ulin besimin në ekonomi! Tregtia, industria e qytetarët më optimistë për ekonominë
3 Mars, 18:06
-
FMN në Bankën e Shqipërisë: Monitoroni kursin e këmbimit dhe inflacionin! Sejko: Ulëm interesat e kredisë konsumatore
26 Shkurt, 17:29
-
Bumi i turistik po shtyn bizneset drejt bankave, vjet morën 128 mln euro kredi për investime dhe shtim kapacitetesh në hoteleri
23 Shkurt, 20:00
-
Vjedhja e bankave shqiptare në kohën e Zogut, Italisë dhe Enverit! Leku i ri dhe i vjetër! Kreshnik Kuçaj flet në Esencë në Report Tv
21 Shkurt, 21:15
-
Bankat shqiptare kanë investuar më shumë se 940 milionë euro në Eurobonde të qeverisë
20 Shkurt, 07:47
-
Informaliteti i pagave, ekspertja e Ekonomisë: Nuk luftohet pa hequr korrupsion, BSH të vendos kushte për përdorimin e parasë kesh
19 Shkurt, 14:02
-
Banka e Shqipërisë ul përsëri interesin maksimal për kreditë konsumatorë, s’do jetë më i lartë se 71% deri në muajin korrik!
17 Shkurt, 20:25
-
Fatos Çoçoli: Shteti ka kthyer fytyrën nga bujqësia!
16 Shkurt, 10:46
-
“Kërkojmë punonjës” edhe më shumë në 2025-n, raporti i BSH: S’ka punëtorë por as rritje pagash! Ngadalësim në fund të 2024-s
14 Shkurt, 16:00