Kriza e emigrantëve, BE-ja ofron
1.8 mln euro ndihmë për Afrikën 

Kriza e emigrantëve, BE-ja ofron<br />1.8 mln euro ndihmë për Afrikën 
Gjatë samitit të sotëm që do të organizohet në Maltë, liderët evropianë pritet të kërkojnë nga liderët afrikanë që të luajnë një rol më konstruktiv në zgjidhjen e krizës me refugjatë duke ndërmarrë masa për kthimin e azilkërkuesve ekonomikë. Ndërkaq, Komisioni Evropian ka thënë se do të ndajë një fond emergjent prej 1.8 miliardë eurove për Afrikën.

Samiti për emigrantët që do të mbahet sot në Maltë, do të ndiqet nga 50 liderë evropianë dhe afrikanë.

Qëllimi është për të trajtuar problemet ekonomike dhe të sigurisë që shkaktojnë njerëzit të largohen, dhe për t'i bindur vendet afrikane për të marrë përsëri kërkuesit më të dështuar për azil.

Ndërkaq, sa i përket emigrantëve që kërkojnë azil për shkak të luftërave në vendet e tyre, BE-ja do të lejoj azil për ta.

Chris Morris, reporter i BBC-së në Maltë thotë se udhëheqësit afrikanë kanë të ngjarë të këmbëngulin  për një rrugë më të qartë për të reduktuar  numrin e qytetarëve të tyre për të migruar zyrtarisht në Evropë, në këmbim të ndihmës për krizën.

Si shpagesë për bashkëpunim vendeve afrikane do t’i ofrohen miliarda euro për zhvillim të brendshëm ekonomik nga BE-ja.

Evropa po ashtu do të ofrojë fonde për të zgjidhur konfliktet dhe luftërat për t’i dhënë fund varfërisë në Afrikë. Varfëria dhe luftërat janë shkaku i vetëm që ka shkaktuar ikjen e më shumë se 800,000 refugjatëve nga Afrika.

“Euronews” shkruan se liderët evropianë dëshirojnë të mbajnë fokusin e tyre në Afrikë pasi shumë refugjatë të tanishëm që kanë arritur në Itali janë eritreanë, sudanezë dhe nigerianë.

Samiti i sotëm në Maltë pritet të trajtojë edhe aspektin e sigurisë nëpër qendrat për pranimin e emigrantëve.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social