Ajo i ka dërguar një mesazh zyrtarë komisionit Europian mbi emigracionin, duke theksuar se situata është shumë e rëndë për Italinë.
Rreth 10,000 vetë besohet se kanë tentuar udhëtimin nga Afrika e Veriut në katër ditët e fundit.
Më shumë se 73,000 emigrantë kanë zbarkuar në Itali këtë vit, një rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Rreth 2000 veta kanë vdekur ose kanë humbur, thotë agjencia e refugjatëve e OKB-së, shumica e të cilëve përpiqen të kalojnë nga Libia.
Një burim i qeverisë italiane tha për Reuters se ideja e bllokimit të anijeve humanitare që lundrojnë me flamuj të huaj është diskutuar, dhe se Italia ka arritur pikën e ngopjes.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com