Kriza e emigrantëve mbledh
BE-në, kufijtë drejt mbylljes 

Kriza e emigrantëve mbledh<br />BE-në, kufijtë drejt mbylljes 
Ministrat e Brendshëm të BE takohen sot në Bruksel mes paralajmërimeve se kriza e emigrantëve mund të kërcënojnë mbijetesën e bllokut. Austria dhe vendet e Ballkanit kanë rënë dakord të të marrin masa për të kufizuar numrat e emigrantëve që do lejojnë të futen në vendet e tyre. 

Por nga ana tjetër Athina zyrtare ka nisur akuzat, pasi mijëra njerëz janë bllokuar në kufij me Maqedoninë, pasi kjo e fundit mbylli kufijtë.

Ndërkohë Hungaria ka shpallur një referendum për të vendosur një tavan për pranimin e emigrantëve. 
Më shumë se 100.000 emigrantë kanë arritur në Evropë që nga fillimi i muajit janar, deri më tani.

Në Bruksel, ministrat e brendshëm të BE-së do të dëgjojë edhe planet e hartuara nga Austria dhe tetë vende të Ballkanit që përfshijnë marrjen e gjurmëve të gishtrinjve për të gjitha hyrjet dhe kthim pas për të gjithë ata që janë pa pasaportë. Rreth 400 emigrantë kanë vdekur duke u përpjekur për të mbërritur në Evropë.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)