Kriza e emigrantëve, Greqia
tërheq ambasadorin nga Austria 

Kriza e emigrantëve, Greqia<br />tërheq ambasadorin nga Austria 
Greqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Austria në kohën e ndarjeve të mëdha midis shteteve të Bashkimit Evropian për krizën me migrantë. Veprimi i Athinës ka ardhur pasi Austria ka organizuar një takim me vendet e Ballkanit për çështjen e emigrantëve, në të cilin Greqia nuk është ftuar.

Athina zyrtare e ka cilësuar këtë si akt jo miqësorë, ndërsa në njoftimin zyrtar të minsitrisë së jashtme greke theksohet se ka tërhequr ambasadorin për konsultime.

Ministrat e BE-së dhe të vendeve të Ballkanit janë duke zhvilluar një takim në Bruksel, në përpjekje për të tejkaluar përçarjet për çështjen e emigrantëve. Të mërkurën, Austria, Serbia dhe Maqedonia kanë rënë dakord që të forcojnë kontrollet kufitare dhe kanë paralajmëruar se mund të mbyllin tërësisht kufijtë. Vendimi është kritikuar nga Greqia, ku mijëra migrantë kanë mbetur të bllokuar, pasi Maqedonia u ka ndaluar hyrjen afganëve në territorin e saj, duke u dhënë përparsi sirianëve dhe irakianëve.

Hungaria, ndërkohë, ka thënë se do të mbajë referendum për të pranuar ose jo kuotat e BE-së për shpëndarjen e emigrantëve në bllok.

Nga ana tjetër kreu i agjencisë për mbrojtjen e kufijve të BE-së, “Frontex”, Fabrice Leggeri, paralajmëroi se një milion emigrantë të tjerë do të vijnë këtë vit. Vetëm nga janari i këtij viti deri tani , numri i emigrantëve që është future në evropë është 110 mijë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)

Morën peng një 22-vjeçar pasi u përplasën me makinë, në pranga 2 autorët në Tiranë (EMRAT)