Kryeministri i Hungarisë, Viktor Urban ka deklaruar se kriza e emigrantëve është një problem për Gjermaninë pasi ky është shteti ku ata kërkojnë të shkojnë. Ai u takua në Bruksel me presidentin e KE-së, Donald Tusk për të diskutuar rreth krizës më të madhe që ka pushtuar Europën pas luftës së dytë botërore.

Urban u bëri thirrje vendeve europiane që të ndihmojnë në shpërndarjen e emigrantëve, në mënyrë që barra të mos i bie vetëm disa shteteteve. Nga ana e tij Tusk ka hedhur idenë për ndërtimin e qëndrave europiane për refugjatët në afërsi të zonave të luftës, për të mos e rënduar më tej krizën e cila ka prekur kontinentin. Urban saktësoi se asnjë emigrant nuk do të largohet nga territori hungarez pa u regjistruar. Shumë prej tyre kanë duke refuzuar të regjistrohen. Ata kërkojnë vazhdimin e udhëtimit drejt Gjermanisë në kërkim të azilit.

Pak orë më parë autoritetet në Budapestë lejuan hapjen e stacionit kryesor hekurudhor ku prej 2 ditësh mijra emigrant kryesisht nga vendet e luftës, qëndruan të mbledhur. Të rritur dhe fëmijë mbushën vagonat duke hyrë nga dyert dhe dritaret. Situata është tepër kaotike, u shprehën zyrtarët. Megjithatë operatorët hekurudhorë njoftuan se trenat nuk do të lëvizin drejt Austrisë dhe Gjermanisë për arsye sigurie.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)