Ministrat e Brëndshëm dhe të drejtësisë të BE do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm më 14 shtator mbi çështjen e emigrantëve.Luksemburgu, i cili ka presidencën e rradhës në BE, nëpërmjet një deklarate i ka kërkuar Europës të gjejë një zgjidhje fluksit të emigrantëve, i cili ka marë përmasa të mëdha.

Në deklaratë thuhet se takimi i ministrave europianë do të fokusohet në hetimin dhe masat që duhet të ndërmerren për të parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore si dhe kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

Kjo mbledhje e jashtëzakonshme vjen një javë pasi qindra emigrantë u mbytën në Libi dhe 71 persona vdiqën në një kamion në Austri. Ndërkohë OKB ka deklaruar se konflikti i vazhdueshëm në Siri është një nga faktorët që ka rritur numrin e emigrantëve të cilët largohen për një jetë më të mirë, por duke përfunduar në tragjedi.

Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)