Kriza e emigrantëve në Europë ka detyruar Maqedoninë, Serbinë, Hugarinë dhe Austrinë të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët për përballimin e kësaj situate.
Dokumenti u firmos nga ministrat e brendshëm të këtyre vendeve ditën e djeshme në Ohër të Maqedonisë. Ato u shprehën njëzëri se nevojitet një zgjidhje e përbashkët për të përballuar fluksin e refugjatëve në kufijtë e këtyre vendeve si dhe për goditjen e grupeve të trafikantëve të qënieve njerëzore të cilët po shfrytëzojnë këtë moment.
Mësohet se aktivitetet e kësaj platforme do të specifikohen në mbledhjen e ardhshme të ministrave të BE. Ndërkohë OKB i bëri thirrje ditën e djeshme vendeve europiane për të pranuar deri në 200.000 refugjatë, si pjesë e një strategjie të përbashkët për krizën e refugjatëve.

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com