Kryeministri Edi Rama mori sot pjesë në Samitin “Migrimi përgjatë rrugës ballkanike” në Vjenë, Austri, me ftesë të kancelarit austriak Christian Kern. Samiti bashkoi në një diskutim të përbashkët për çështjen e refugjatëve, kryeministrat e vendeve të Ballkanit, kancelarin austriak Christian Kern, kancelaren gjermane Angela Merkel, kryeministrin e Hungarisë Victor Orban, të Sllovenisë Miro Cerar, si dhe Presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk.
Kryeministri Rama shprehu në Samit gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë pjesë e një zgjidhjeje të përbashkët. Qëndrim, të cilin Kryeministri e nënvizoi edhe në një prononcim në përfundim të punimeve të Samitit.
“Shqipëria ka pozicionin e saj të qartë qysh në fillim, jemi gati të marrim pjesë në këtë përpjekje, nëse kjo është e përbashkët, e mirëorganizuar, e koordinuar dhe e ndershme për të gjitha vendet. Shqipëria as mund të çelë kufijtë e të nxjerrë gjoksin përpara, as nuk sillet si disa vende që faktikisht tradhtojnë vlerat e parimet e Bashkimit Europian, kur flasin dhe i qasen çështjes së refugjatëve”, u shpreh Rama.
Kryeministri e vlerësoi Samitin edhe si një rast për të dëshmuar forcimin e reputacionit të Shqipërisë.
“Nga ana tjetër ishte një rast shumë i mirë për të parë, edhe në sensin e marrëdhënieve tona me të tjerët, forcimin e reputacionit të vendit tonë si një vend ku ka një vullnet të gjithëpranuar botërisht për reformën në drejtësi, për luftën kundër krimit, kundër trafiqeve dhe kundër korrupsionit. Kjo ishte nota pozitive për mua dhe shpresoj shumë të marrim atë që na takon mbas gjithë kësaj pune të madhe që kemi bërë, rekomandimin për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, që na fut në një fazë të re gjatë mandatit të dytë të qeverisjes”, theksoi kreu i qeverisë.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim dypalësh në zyrën e kancelarit, me homologun Christian Kern, me të cilin bisedoi rreth reformave të qeverisë, duke u ndalur tek reforma në drejtësi dhe nevoja për të ecur përpara me procesin e integrimit europian.
Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve ishte një tjetër temë, për të cilën Kryeministri Rama dhe Kancelari Kern bashkëndanë vullnetin për të shfrytëzuar çdo hapësirë që rrit shkëmbimet tregtare dhe mundësitë e biznesit për të shtrirë investimet e tyre.
Në takim u bisedua edhe për situatën e re të krijuar në Ballkan dhe bashkëpunimit rajonal, i cili po forcohet më tej përmes Procesit të Berlinit.
Foto të tjeraRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
59.1%
-
Të gabuar
37.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 7069
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzohet për fshehje të pasurisë, SPAK kërkon 1 vit burg për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese! Dënimi i Fatos Lulos të konvertohet në shërbim prove
1 Tetor, 13:00
-
VIDEO/ Prag Liga e Kombeve, Jasir Asani shënon golin e gjashtë në Azi
1 Tetor, 12:48
-
Shkodra nuk përcakton se kush do të qeverisë pas 2025-ës, por ka vlerë simbolike
1 Tetor, 12:46
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Opozita ktheu kaosin në Kuvend, reagon Ambasada Amerikane në Tiranë: Jemi të shqetësuar për forcën e shpalosur në parlamentin shqiptar
1 Tetor, 12:28
-
Momenti i frikshëm, aeroplani rus gati sa nuk përplaset me F-16 amerikane (VIDEO)
1 Tetor, 12:27
-
‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti
1 Tetor, 12:16
-
Nis nga Elbasani fushata për tetorin rozë, ‘Ia vlen të jetosh’, Koçiu: Mamografi falas në çdo zonë
1 Tetor, 12:14
-
PD kaos e dhunë në Kuvend, djegin karriget! Policia çon në SPAK 23 deputetë demokratë
1 Tetor, 12:09
-
Burani me spinaq dhe beshamel nga zonja Albana
1 Tetor, 12:02
-
Zi në NBA, ndërron jetë një nga ikonat e basketbollit! Fitoi katër herë 'Mbrojtësi më i mirë'
1 Tetor, 12:01
-
'Kësaj i thonë p...p... s'e lirohesh!' PD e bojkotoi, PS ec para, vijon me komisionin hetimor për sterilizimin! Zbardhen replikat e deputetëve në Whast app! Vokshi: Janë NUL
1 Tetor, 12:00