Ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka falënderuar shqiptarët për faktin se pranuan 20 refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ai u shpreh se qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze, së cilës sipas tij duhet t’i vijë turp.
Disa emigrantë do të shkojnë në Shqipëri, qeveria shqiptare është treguar më e mirë se ajo franceze. Dhe iu them falënderimit shqiptarëve dhe turp francezëve. Pjesa e mbetur e emigrantëve do të shkojë në dy- tre vende të tjera, por shumica do të priten nga Kishat italiane
Matteo Salvini

Lajmi kryesor:
Zbresin nga anija 150 emigrantët e bllokuar në Itali, 20 i merr Shqipëria, Roma: Turp Francës
/Shqiptarja.com
