Austria ka kërcënuar David Kameron se do të bllokojë rinegocimin me BE-së pas përgjigjes refuzuese për të pranuar qindra e emigrantë.
Kancelari austriak, Werner Faymann paralajmëroi se mund të bllokojë paketën e negociatave të Britanisë nëse Kameron nuk tregon solidaritet dhe të pranojë që vendi i tij të bëhet pjesë në ndarjen e emigrantëve që kërkojnë azil në BE.
Ai tha se Austria do të ngrejë çështje e emigrantëve në takimin e rradhës për buxhetin e BE-së.
“Negociata e ardhshme financiare po afrojnë”, tha Faymann për televizioni austriak. “Kur mendoj se Britani ka një katalog me kërkesë pse duhet të bëjmë ndonjë gjë për ata? Sepse, duhe ta themi, solidaritet nuk është vetëm në një drejtim.”
Britania e Madhe ka refuzuar të bëhet pjesë e vendeve të BE-së që do të ndajnë azilkërkuesit, duke sjellë irritimin e disa kryeqyteteve në Evropës.
Natasha Bertaud, zëdhënëse e BE-së për emigrantët ka kërcënuar disa vende të BE-së me masa ligjore pasi nuk kanë zbatuar ligjet e unionit për azilkërkuesit. Ajo nuk bëri të ditur emrat e vendeve por bëhet fjalë për 10 prej 28 anëtarëve të BE-së. Komisioni Evropian ka hapur deri tani 32 çështje ligjore kundër vendeve të BE-së sa i takon ligjit për azilin.
Por, ndërkohë që politikanë vazhdojnë të debatojnë, emigrantët vazhdojnë të mundohen, zvarriten dhe dhunohen në Evropë.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)







