Kriza e energjisë, administratori i OSHEE-së injoron kreun e PD: Kur flet Basha, fle gjumë! Thotë gjëra as në qiell e as në tokë
Kreu i OSHEE-së Ardian Çela
Adrian Çela administratori i OSHEE-së, ka ironizuar akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me krizën e energjisë në vendin tonë. Komenti i tij vjen, pasi Partia Demokratike pritet t’i drejtohet brenda javës Prokurorisë së Posaçme SPAK për të depozituar padinë penale për tri tenderët e fundit të blerës së energjisë. Sipas Bashës nuk ka një krizë energjie, por ka krizë, korrupsioni dhe keqmenaxhimi. Çela tha se kjo është një krizë botërore dhe se vendi jonë nuk është i shkëputur.
“Nuk kam asnjë koment për Bashën, unë fle gjumë kur flet zoti Basha, janë gjëra që s’janë as në qiell as në tokë. Gjithë këto ditë krizë menaxhimi, krizë korrupsioni. Duhet të biem dakord a ka krizë botërore energjike apo jo. Vende më të fuqishme se Shqipëria, Gjermania e tij, nëse ato janë të shkëputura nga ky realitet është tjetër diskutim. Edhe ne jemi pjesë e kësaj bote”, tha ai.
Çela po ashtu ka numëruar disa prej arsyeve që aktualisht ka një krizë energjetike në të gjithë botën dhe jo vetëm në vendin tonë.
“Arsyet janë shpjeguar, por po e them shkurt. 10% e energjisë prodhohet nga eloikët në Evropë. Parqet e mëdha kanë prodhuar 50% më pak, sepse era është më e dobët se 20 vitet e fundit. Tjetër janë politikat për energjinë e pastër, mbyllja e centraleve nukelare, masat s’u bënë në mënyrën e duhur, kërkesa pas pandemisë, dimri i fortë i vitit të kaluar që ezauroi gazin në botë. Janë disa faktorë, janë fakte nuk mund t’i mohojmë. Deri para një jave kishim kufizimin në Kinë. Në blackout është Libani, në vende të tjera është rrija tarifave çmimeve. Këtu kam dëgjuar përralla”, tha ai.
Sipas Çelës, ka një krizë në vendin tonë sepse kërkesa është më e madhe se oferta.
“Ne e prodhojmë energjinë hidro, por nuk do të thotë që nuk jemi importues energjie. Kemi një cikël prodhimi energjie. Nëse e marrim nga janari në dhjetor nuk të garantojnë 6 mujorin. Ne gjithmonë kemi importuar në periudha të ndryshme. Nga vjeshta dhe deri në rifillimin e reshjeve ne importojmë. Po të shohim sasitë e importit janë 1.3 terra, mW. Kërkesa është më e madhe se oferta. Kur kërkesa është më e madhe se oferta ka krizë, krizë çmimi dhe disponibiliteti”, u shpreh Çela në Open.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52
-
A do bashkohen partitë e reja? Kulluri: Jemi të hapur! 3 arsye pse jo me PD-në! Shabani për përplasjen Qori-Lapaj: Luftë egosh
24 Janar, 20:13
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Sherri në PD, Kara: Berisha po bën Primare me vulë të vjedhur, po kërkon alibi për humbjen e zgjedhjeve! Kuçana: Të gjithë drejtuesit e partisë t’i nënshtrohen garës
24 Janar, 19:05
-
Afera 'Partizani'/ SPAK i jep leje Berishës që të mos paraqitet të hënën e 3 shkurtit: Do udhëtojë në Gjermani, e ka ftuar CDU
24 Janar, 16:34
-
Primaret/ Dorëhiqet kryetarja e degës së Himarës: Sipas udhëzimit të partisë, mora vendimin të konkurroj! Kjo, e vetmja rrugë
24 Janar, 15:14
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
Kurse ti me koken si fushe aeroplani po na flet mrekullira.......
Përgjigju