Kriza e euros/ Fasoneria 'nuk ngre kokë', afro 150 mln euro më pak eksporte

Nuk ka qetësi dhe as stabilitet në kursin e këmbimit. Shifrat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kursi mesatar i euros për muajin gusht ishte 99.9 lekë, ndërkohë sot euro ka zbritur në 98.7 lekë. Kurse vjet një euro këmbehej mesatarisht 105-106 lekë.

Përballë një euroje në vlerat më të ulëta të saj, humbjet e eksportuesve shqiptarë vetëm sa shtohen. Nga janari deri në fund të muajit gusht eksportet e mallrave janë tkurrur me afro 320 milionë euro (-33,5 mld lekë), në raport me 8 mujorin e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave gjatë kësaj periudhe eksportuesit tanë kanë shitur jashtë vendit mallra me vlerë 255 miliardë lekë, nga 299 miliardë lekë që ishte vlera vitin e shkuar nga janari-gusht. Eksportet janë tkurrur me 14.9% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Dy janë faktorët kryesor që kanë dëmtuar bizneset eksportuese shqiptare, zhvlerësimi i fortë i euros që po ndikon në uljen e fitimeve për eksportuesit, si edhe ulja e çmimeve në krahasim me krizën e inflacionit ndikon në rënien e vlerës së eksporteve, pasi po shitet me çmim më të ulët se vitet e kaluara.

Situata më problematike paraqitet në sektorin e manifakturës, ku disa biznese të këtij sektori kanë shpallur falimentin, për shkak se zhvlerësimi i euros iu ka goditur fitimet.

Në total sektori i manifakturës ka eksportuar nga janari në gusht 70 miliardë lekë tekstile e këpucë, nga mbi 85 miliardë lekë që ishte vlera vjet.

Për të ndihmuar këtë sektor, në mënyrë që të investonte në makineri për të avancuar në aktivitetin e tyre për të mos u varur vetëm nga partnerët e huaj, u miratua edhe një garanci sovrane prej 4 miliardë lekësh por numri i përfituesve është tepër i ulët, pasi aplikimet për këtë skemë nisën në korrik edhe pse ajo hyri në fuqi që në maj të këtij viti.

Aplikimet për këtë garanci mbyllen brenda datës 31 tetor 2024, por burime nga shoqata ProEksport Albania thonë se do të kërkojnë nga Ministria e Financave shtyrje të afatit të garancisë sovrane deri në fund të vitit, pasi zbatimi i saj nga bankat ka nisur me vonesë. Norma e interesit për këtë garanci sovrane është 1.5%, dhe për 70% të vlerës së kredisë së dhënë del garant shteti.

EKSPORTET E MALLRAVE
Janar-Gusht 2023      299.657 mln lekë
Janar-Gusht 2024      255.083 mln lekë
Rënia                         - 33,574 mln lekë

 

EKSPORTET E TEKSTILEVE/KËPUCËVE
Janar-Gusht 2023       85.386 mln lekë
Janar-Gusht 2024       70.185 mln lekë
Rënia                         -15.201 mln lekë
 

G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë

Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë