/ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron po përgatitet të rifillojë negociatat me partnerët politikë dhe evropianë për të ripërcaktuar rolin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, diskutime që kriza e imigrantëve rrezikon t'i shtyjë për më vonë.
Para rizgjedhjes në muajin maj, David Cameron kishte përmendur organizimin e një referendumi për qendrimin e vendit të tij në grupin e 28 vendeve të BE-së.
Në të njëjtën kohë edhe për të qetësuar krahun euroskeptik të partisë së tij dhe për të frenuar rritjen e partisë populiste dhe eurofobe UKIP.
Por, një nga kërkesat kryesore të Londrës, frenimi i imigracionit drejt Britanisë së Madhe, është gjendur menjëherë e përballur me parimin e qarkullimit të lirë në BE.
Sot i shtohet edhe fluksi i refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika që kanë përkeqësuar akoma më shumë debatin për imigracionin.
Imazhet e imigrantëve që tentojnë të kalojnë tunelin e La Manshit për të shkuar në Britaninë e Madhe do të duhet të jenë pjesë e diskutimeve të deputetëve të Dhomës së Komuneve, të cilët do të mblidhen edhe një herë për të diskutuar për organizimin e referendumit, pas pushimeve verore.
David Cameron, pas tre javëve pushimesh në plazhet e Cornouailles, në Skoci dhe Portugali, gjatë të cilave ai është treguar i fshehtë, reagoi dje duke e theksuar se zgjidhja ishte për të ndihmuar vendet e origjinës të këtyre refugjatëve të rigjejnë stabilitetin, dhe jo të hapim portat.
"Nuk mendoj që përgjigja të jetë të presim më shumë refugjatë", deklaroi ai.
Ministrja britanike e Brendshme, Theresa May, theksoi këtë fundjavë se kriza e imigrantëve ishte një provë që sistemi i imigracionit në Evropë ishte thyer duke e drejtuar gishtin drejt Brukselit.
/Shqiptarja.com